ZGJIDHENI NJË FIGURË, PËR TË MËSUAR MË SHUMË RRETH PERSONALITETIT TUAJ

  • 31 December 2017 - 09:02
ZGJIDHENI NJË FIGURË, PËR TË MËSUAR MË SHUMË RRETH PERSONALITETIT TUAJ

Indianët thonë se ajri i natës është i mbushur me ëndrra. Me ëndrra të mira dhe me të këqija. Në mënyrë që t'i mbronin të afërmit e tyre nga ëndrrat e këqija, ata shërbeheshin me 'kapësit e ëndrrave' në formë të hajmalive. Sikur që tregon emri i tyre, ata kapin çdo lloj ëndrre. Por, vetëm ëndrrat e mira barten te personi i cili fle nën të, me anë të pendlave. Ëndrrat e këqija kapen në rrjetin që gjendet në pjesën e mesme dhe ato digjen kur dielli të bjerë te kapësi i ëndrrave. Për këtë shkak, kapësi i ëndrrave gjithmonë gjendej mbi shtrat, aty ku mund t'i binte dielli.

PËRZGJIDHENI KAPËSIN TUAJ TË ËNDRRAVE DHE MERRNI VESH MË SHUMË RRETH PERSONALITETIT TUAJ!

1.Konservator, të besueshëm dhe adhurues të së vërtetës. Këto janë vetëm disa prej fjalëve që ju përshkruajnë. Jeni të shoqërueshëm dhe me të vërtetë përkujdeseni për të tjerët. Pasi ta njoftoni mirë një person, ju i besoni verbërisht atij dhe doni të jeni të besueshëm. Kur flitet për ndjenjat, duhet të gjeni kohë për përpunim dhe ndarje. Edhe pse jeni njeri i mirë, ka mundësi që të pushtoheni nga emocionet. Mund të bëheni të pasjellshëm dhe tepër emocionalë, apo krejt indiferentë. Mund të bëheni të paparashikueshëm.

2. Pastërtia, barazia, naiviteti, janë karakteristika që ju përshkruajnë. Qëndroni neutralë dhe motivoni të tjerët. Kur i ngushëlloni të tjerët, ngushëlloheni edhe vet. Në vetvete keni një kualitet të cilin nuk mund ta fshihni. Nëse në jetë ju ndodhë diçka e keqe, ka mundësi që të ndiheni të izoluar, por mos u mërzitni. Kjo ndodhë për shkak se jeni mësuar me një jetë të përkryer. Por, edhe në atë rast, e evitoni kaosin.

 3. Optimizmi dhe të qenit ekstrovert janë disa prej karakteristikave tuaja. Ju pëlqen që të rrini në shoqëri, prandaj kur rrini vetëm filloni që të bini në depresion. Jeni personi më atraktiv në rrethin tuaj. Në vend se t'i gjykoni, ju i pranoni njerëzit ashtu sikur që janë. Kur iu ndihmoni të tjerëve, ju ndiheni mirë, e të tjerët ju duan mu për shkak të energjisë tuaj optimiste.

4. Të ndjeshëm, empatikë dhe plot mbështetje - ky jeni ju. I vendosni të tjerët para vetes. Edhe pse jeni introvertë, njerëzit vijnë te ju kur kanë nevojë për ndihmë. Kjo ju motivon, por të tjerët mund t'iu shfrytëzojnë. Jeni person i ndjeshëm. Dmth se fjalët ofenduese të të tjerëve ju prekin më shumë sesa që do të ishte dashur, por ju këtë kurrë nuk e manifestoni. E ruani qetësinë dhe dinjitetin tuaj. Por, ju pëlqen edhe individualiteti.

5. Të pavarur, me vullnet të fortë dhe të distancuar - të tillë jeni ju. Ju pëlqen që gjërat t'i keni nën kontroll dhe ta mbani një distancë ndaj të gjithë të tjerëve. Ndoshta doni që të jeni larg çdo gjëje negative. Bile edhe pamja juaj është e sofistikuar, për t'i trembur të tjerët dhe për ta krijuar një ndjenjë misterioze. Mohoni çdo kënaqësi dhe ndjenjat i ruani për vete, meqë nuk doni që të tjerët t'iu gjykojnë.

(Kosova Sot)