Test: Zgjidheni bredhin më tërheqës DHE KUPTOJENI ÇFARË VITI JU PRET!

  • 31 December 2017 - 09:05
Test: Zgjidheni bredhin më tërheqës DHE KUPTOJENI ÇFARË VITI JU PRET!

Në prag të festave të fundvitit, ju propozojmë këtë test simpatik. Përzgjidheni bredhin që ju pëlqen më së shumti dhe kuptojeni se çfarë viti ju pret .

Bredhi nr. 1

Viti për ju do të jetë i suksesshëm. Me rëndësi t'i caktoni prioritetet, zgjidhni zonat e veprimit, qëllimin që është me rëndësi dhe mos shpenzoni forcë dhe kohë në gjërat e tjera. Do të arrini mjaft, nëse nga vetë fillimi zgjidhni drejtimin e duhur.

Bredhi nr. 2

Viti për ju do të jetë premtues. Do t'ju duket thuajse e gjithë bota është në nevojë për ju. Kjo është vërtet lehtë. Do të keni shumë plane për shumë sfera të jetës. Jo të gjitha do të realizohen përnjëherë, por disa nga projektet do të jenë themeli i të ardhmes tuaj.

 Bredhi nr. 3

 Viti për ju do të jetë i lumtur. Edhe nëse keni një disponim serioz kjo nuk ju ndalon që me zemër të kënaqeni në Vitin e Ri. Për argëtim dhe lumturi do të ketë shumë arsye, buzëqeshja juaj e sinqertë tërheq shumë njerëz, si në punë po ashtu në jetën personale.

Bredhi nr. 4

Viti për ju do të jetë i jashtëzakonshëm. Madje edhe nëse ju kanë paralajmëruar paraprakisht, edhe më tutje nuk do të besonit. Ky vit do të ndryshojë shumë nga jeta juaj, nuk do të ndaloni së befasuari. Mbani mend: të jashtëzakonshme, risitë - nuk është keq. Për ju, me siguri se jo!

 Bredhi nr. 5

Viti do të jetë i qetë për ju. Asnjë trazirë, asnjë befasi e pakëndshme, gjithçka do të jetë proporcionalisht dhe gradualisht , pikërisht ashtu siç keni dashur. Këtë vit ju do të mblidhni forcë për një hap serioz në jetën tuaj.

Bredhi nr. 6

Viti do të jetë romantik. Ndoshta një ndër vitet më romantike në jetën tuaj. Gjithçka do të jetë në suazat e butësisë dhe ngrohtësisë. Viti për ju do të jetë plot ndjenja, lumturi për shkasin se po ndodh.

Bredhi nr. 7

Për ju ky vit që po vjen do të jetë zemërgjerë. Kërkoni shumë, dëshironi gjithçka që ju bie në mend. Dikush me kujdes do të dëgjojë dëshirat tuaja dhe do t'i përmbushë, kohë pas kohe. Por kini kujdes, plotësimi i dëshirave jo gjithmonë sjell lumturi. Kujdes çfarë dëshironi, mundet edhe të realizohet.

Bredhi nr. 8

 Viti do të jetë përrallor. Madje edhe nëse jeni skeptikë e cinikë absolutë, në këtë vit do të ndodhë diçka kaq e bukur dhe e çuditshme, saqë nuk do të gjeni shpjegim. Do të gjendeni në mrekulli dhe përrallë, dhe vetë do të shndërroheni në superfuqi, 'duke mposhtur dragoin'.

Bredhi nr. 9

Viti do të jetë i mirë për ju. Bota do t'i fshehë dhëmbët dhe, do të këndojë ninulla për ju. Do ta ndryshoni këndin e qasjes: që nga tani do të ndjeni manifestimet e mirësisë universale. Do ta kuptoni se çfarë është mirësia dhe mbrojtja e armët.

(Kosova Sot)