Çfarë ndodh me fytyrën tuaj kur flini me make-up?

  • 31 December 2017 - 16:42
Çfarë ndodh me fytyrën tuaj kur flini me make-up?

Të gjitha duhet ta pranoni se ka patur shumë raste kur keni fjetur me makeup , sepse jeni kthyr shumë vonë në shtëpi dhe gjëja e fundit që u shkon në mendje është të lani fytyrën tuaj. Por tregoni kujdes, sepse kjo është gjëja më e keqe dhe dëmtuese për lëkurën tuaj.

Lëkura jonë është një organ siç është edhe zemra apo stomaku, madje lëkura është organi më i madh i trupit tonë. Lëkura jonë thith çdo gjë që ne vendosim mbi të dhe duke mos e hequr makeup-in do të thotë se lëkura do të thithë çdo kimikikat që ndodhet në këto produkte. Kur vaji i fytyrës përzihet me makeup-in në fytyrë krijohen njolla që duan ditë ose javë për t’u hequr.

Kur flini gjumë me make-up poret e lëkurës fillojnë të bllokohen duke lejuar bakteret që të fillojnë procesin e krijimit të akneve. Prandaj asnjëherë nuk duhet të harroni që të pastroni makeup-in nga fytyra juaj.

Duke fjetur me make-up ju ndaloni lëkurën të riparojë problemet gjatë natës dhe rezultati është një lëkurë e lodhur dhe e thatë. Në rast se keni lëkurë të thatë duhet të përdorni patjetër një krem hidratant.

Gjatë gjithë ditës që ju merreni me aktivitet lëkura juaj është e ekspozuar ndaj gjërave të pista, baktereve, tymit, dhe çdo lloj ndotësi të ajrit.

Grimi që ju vendosni krijon një shtresë që thith dhe mban aty çdo gjë. Kështu lëkura juaj irritohet shumë kur ju flini me makeup.

(Kosova Sot)