Maska natyrale për kujdesin e përditshëm ndaj flokut

  • 01 January 2018 - 14:12
Maska natyrale për kujdesin e përditshëm ndaj flokut

Në mënyrë që të përkujdeseni si duhet për flokun, ju sjellim disa maska natyrale 

 

Maskë me vezë 

Image

Të kuqtë e vezës është i pasur me yndyra dhe proteina, kjo e bën të përsosur për hidratimin e flokut. Po ashtu, edhe të bardhët e vezës është i hatashëm për heqjen e vajit shtesë. 

Si duhet të veproni: 

Qoftë nëse e përdorni të kuqtë apo të bardhët e vezës, apo vezën komplet, aplikojeni në flokë dhe e lini të veprojë për 20 minuta.

Pas 20 minutave, e shpëlani me ujë të ftohtë.

Pastroni flokun rregullisht. 

 

 Maskë me avokado

Image

Maska me avokado është e përsosur për riparimin e dëmeve që shkaktohet nga produktet me kemikate. 

Përbërësit: 

½ e avokados.

Si duhet të veproni: 

Shtypeni brendësinë e avokados, e aplikoni në flokë duke ju bërë masazh. 

E lini të veprojë për 15 minuta.

E shpëlani me ujë të ftohtë. 

 

 Maskë me majonezë 

Image

 

Kjo maskë në veçanti është e dobishme për flokun e ngjyrosur që ndihmon në hidratimin dhe promovon shkëlqimin dhe promovon kujdesin e përditshëm ndaj flokut.

Përbërësit: 

½ e gotës majonezë (118 g).

Përgatitja: 

Një gjysmë gotë majonezë e derdhni në një enë. 

Si duhet të veproni: 

Së pari, shpërndani majonezën nga rrënjën e deri te majat e flokut.

Pastaj, e mbuloni kokën me një kapelë plastike. E lini të veprojë për 20 minuta. 

Në fund, e shpëlani me ujë të vakët. 

Maskën e përdorni një herë në javë. 

 

 Maskë me birrë 

Image

 

Tharmi i birrës është përbërës i hatashëm për të rritur volumin e flokut dhe përkrah rutinë e kujdesit ndaj flokut.

Përbërësit: 

½ e gotës birrë (125 ml);

1 vezë.

Si të veproni: 

E lini birrën të qëndrojë për disa orë.

Shtoni një vezë.

Aplikimi:

Aplikojeni në flokun e pastruar dhe e lini të veprojë për 20 minuta.

E shpëlani me ujë të ftohtë.

 

 Maskë me jogurt

Image

 

Kjo maskë rekomandohet për rigjallërimin e flokut të thatë. Përdoreni çdo të dytën javë.

Përbërësit: 

½ e gotës jogurt (100 g).

Si të veproni: 

Derdhni jogurtin në një enë, e aplikoni në flokë. 

E lini të veprojë për 15 minuta dhe e shpëlani me ujë të ftohtë. 

 

 Maskë me aloe vera

Image

 

Nuk ka tretman më të mirë për flokë se sa aloe vera. Përmban përbërës që hidratojnë dehe ndihmojnë në hapjen e poreve të lëkurës së kokës. 

Përbërësit: 

1 gjethe aloe vera (merrni xhelin nga brenda);

2 lugë vaj ulliri (32 g).

Si të veproni: 

Copëtoni gjethin aloe vera.

Përzieni xhelin nga aloe vera me vajin e ullirit në një enë. 

Aplikimi:

Aplikojeni në flokë dhe lëkurën e kokës dhe e lini për 15 minuta.

E shpëlani me ujë të ngrohtë.

(Kosova Sot)