7 produkte, të cilat ndihmojnë, nëse keni flokë të yndyrshëm

  • 02 August 2015 - 23:32
7 produkte, të cilat ndihmojnë, nëse keni flokë të yndyrshëm

Flokët e yndyrshëm janë një sfidë shumë e rëndë, të cilën e kuptojnë vetëm ato femra, të cilat e kanë këtë problem. Zakonisht, të gjitha femrat, të cilat kanë flokë të yndyrshëm, shpenzojnë një mal me para për të arritur formën e dëshiruar të flokëve të tyre. Nëse jeni në mesin e këtyre femrave dhe jeni lodhur nga shpenzimet e tepërta, atëherë jepuni mundësi këtyre produkteve që ta bëjnë punën e vet.

1. Lëngu i limonit

Lëngu i limonit është njëri ndër produktet më të lira në treg, i cili ndihmon në trajtimin e flokëve të yndyrshëm. Përzieni 300 ml ujë të vakët me lëngun e nxjerrë nga një limon dhe më këtë përzierje trajtoni flokët tuaj. Është e rëndësishme të përqendroheni në rrënjë, pasi zakonisht aty qëndron sasia më e madhe e yndyrës.

Image

2. Soda e bukës

Një tjetër produkt i lirë, i cili mund t’ju ndihmojë në luftën kundër flokëve të yndyrshëm është soda e bukës. Thjesht, përzieni disa lugë të sodës së bukës me një litër ujë dhe përzieni mirë, derisa të tretet soda. Pastaj trajtoni flokët tuaj me këtë përzierje dhe lërini të qëndrojnë për 20 minuta. Përfundimisht, pastroni flokët tuaj me ujë të vakt.

Image

3. Alkooli

Herën tjerët kur jeni duke pirë alkool, ruani një gotë për flokët tuaj! Nuk ka rëndësi se çfarë lloji të alkoolit përdorni, e rëndësishme është që të përmbajë përqindje të madhe të alkoolit. Përzieni një gotë të vogël alkool me ujë dhe me atë përzierje trajtoni flokët e yndyrshëm.

Image

 

4. Çaji i rozmarinës

Çaji përmban acid, i cili luan një rol shumë të rëndësishëm në zvogëlimin e sasisë së yndyrës në flokë. Mund të përdorni çaj kamomil apo çaj të gjelbër, megjithatë më i miri është çaji i rozmarinës. Pasi që ta keni përgatitur çajin, lëreni të ftohet për disa minuta dhe më pas trajtoni flokët tuaj të yndyrshëm me të. Nuk keni nevojë t’i pastroni flokët, përveç nëse nuk ju pëlqen aroma.

Image

5. Uthulla e mollës

Uthulla e mollës ka shumë veti të dobishme për shëndetin e trupit dhe të flokëve tuaj. Përzieni 500 ml ujë me 50 ml uthull të mollës dhe me këtë përzierje trajtoni flokët tuaj, duke u përqendruar në lëkurën e kokës. Kjo përzierje ju ndihmon të arrini balancën e nivelit të pH-së.

Image

6. Gargara

Përdorimi i gargarës për pastrim të flokëve mund të duket diçka e çuditshme, megjithatë ky preparat është shumë i rëndësishëm në zvogëlimin e sasisë së yndyrës në flokët tuaj. Gargara duhet të përzihet me një sasi të barabartë të ujit dhe më pas duhet trajtuar flokët  tuaj, pasi të keni dalë nga dushi.

Image

7. Aloe vera

Këshilla jonë e fundit është të krijoni vetë shamponin tuaj. Për të bërë një gjë të tillë, duhet të përzieni një lugë gjelle aloe vera, me një lugë lëng limoni dhe të gjitha së bashku t’i përzieni me shamponin tuaj të preferuar. Këtë përzierje mund ta ruani në frigorifer, nëse dëshironi ta përdorni disa herë. 

Image

(Kosova Sot)