MASAZHIER PERSONAL, BANJË ME AVULL DHE NJË BIRRË, JANË DISA NGA SEKRETET E BUKURISË SË ISH-ZONJËS SË PARË TË FRANCËS

  • 03 January 2018 - 08:22
MASAZHIER PERSONAL, BANJË ME AVULL DHE NJË BIRRË, JANË DISA NGA SEKRETET E BUKURISË SË ISH-ZONJËS SË PARË TË FRANCËS

Ajo ka bërë emër si modele, kështu që nuk është befasi që Carla Bruni ka grumbulluar një thesar me këshilla me kalimin viteve për të ruajtur shkëlqimin e saj rinor. Bukuroshja 50 vjeçe, e cila porsa ka lansuar albumin e saj të gjashtë "French Touch", ka folur për "Gloss" dhe ka zbuluar disa nga fshehtësitë e saj, ku shpjegon përse sot nuk duket asnjë ditë më e vjetër sesa në vitin 2007, kur bashkëshorti i saj, Nicolas Sarkozy, ishte zgjedhur president i Francës. Muzikantja italofranceze ka treguar si përgatitet për ngjarjet e mëdha duke trajtuar lëkurën e saj, e nuk e ngarkon veten me shumë grim. 'Përgatis maskë detoksuese,me argjilë. Ndoshta më pas e bëj një banjë me avull', shton ajo. 'Unë kam lëkurë të ndjeshme, kështu që pëlqej masazhin për fytyrë. Më ofron një shkëlqim të vërtetë, heq qafe fryrjet, thatësinë dhe sjell oksigjen në lëkurë. Masazhieri im personal jeton në Paris. Carla u martua me ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy më 2008 dhe kanë një vajzë gjashtë vjeçe, Giulia-n. Por, përkundër se ka kaluar një dekadë që kur bashkëshorti i saj fitoi pushtetin, Carla duket të mos jetë plakur aspak. Ajo aplikon korrektor të ngjyrave ("BB" dhe kremra "CC") derisa përdor edhe bojëkuq pluhur rozë. Ajo inkurajon vajzat të përdorin pluhur tharës për të shmangur shkëlqimin në zonën e ashtuquajtur "T-zone", një 'hidratues i mirë' po ashtu është i përdorshëm. Muzikantja, po ashtu ka edhe një djalë nga martesa paraprake. Edhe kur ajo performon, ajo shpjegon se nuk i nevojiten më shumë se 30 minuta për të aplikuar grimin dhe stilin e flokut. Dhe për t'u relaksuar nga një ditë e lodhshme nga skena, Carla kënaqet me një 'banjë të ngrohtë dhe birrë'. Në vaskë shton livandë, të është ideale për muskujt e lodhur. 

(Kosova Sot)