Trendët e ngjyrave të flokut që do të jenë të mëdhenj në vitin 2018 - Femra - Kosova Sot
Trendėt e ngjyrave tė flokut qė do tė jenė tė mėdhenj nė vitin 2018

Trendėt e ngjyrave tė flokut qė do tė jenė tė mėdhenj nė vitin 2018

Viti 2018 me gjasë do të jetë një hap tutje nga ngjyra e neonit të ndritshëm dhe biondet e arta, përgatituni të shihni ngjyra më ndryshe, më shumë natyrale. Në vijim ju sjellim idetë për ngjyrë të flokë.

Image

ÇOKOLLATË NGJYRË KAFEJE

Edhe brunet natyrale mund të mësojnë diçka nga Priyanka Chopra, që ka ri-freskuar flokun e saj ngjyrë kafeje në nuanca kah çokollata. Dukja vjen nga Sharon Dorram, ngjyrorëse profesionale te "Sally Hershberger Salon". Dorram thotë se viti 2018 do të jetë vit i ideve të ngjyrave për sa u përket bruneve.

Image

BIONDE PLATINI

Sipas mendimit tonë, prerja e flokut me stil prej platini 'pixie' e Zow Kravitz ishte më elegantja e vitit. Ne të gjithë e dimë sa mirëmbajtje kërkon floku prej platini, por kush mundet të thotë se kjo dukje nuk ia ka vlejtur? Pak a shumë secili nga stilistët thotë se kjo dukje vetëm sa do të forcohet këtë vit. "Ne do të shohim më shumë bionde që do të shkëlqejnë", thotë Oscar Blandi.

Image

KUQ SI SPECAT DJEGËS

Bashkë me brunet, është vit i madh ky edhe për flokëkuqet. Edhe nëse në zemër jeni bionde si Emma Roberts, stilistët kanë vërejtur një zëvendësim në kërkim për të kuqen, bakër dhe flokun e gështenjtë. Kjo nuancë e specave të kuq djegës inkorporon elemente të verdha për të shoqëruar ndryshmin e madh në flokë. Nicole Leal, stiliste te "Nine Zero One", ka një dëshirë për vitin e ardhshëm: Ajo dëshiron që më shumë vajza me ngjyrë të kaltër dhe të gjelbër të syve të përcaktohen për tone të lëkurës dhe për të bakrit. 

Image

"OMBRE" NËN VESH

Trendi gradual i përzierjes së ngjyrave, "aka ombré", është këtu që të rrijë edhe gjatë vitit 2018, me një rifreskim. Blandi parashikon hije që veniten me kujdes nga e errëta në të ndritshme, për një dukje më të butë. Përcaktohuni edhe për një prerje 'lob', ku vetëm një shkëlqim i vogël shfaqet në majat e flokut. Sikurse që Jenna Dewan Tatum e dëshmon është më moderne. 

Image

BAKËR I NDRYSHKTË

Ngrohja e bazës së flokëve brune mundet ta bëjë gjithë dallimin, siç kemi mësuar falë theksimit të ngjyrës së kuqe te Solange. Provojeni Bakrin e Ndryshktë, nuancë e kuqe e djegur që duket hatashëm në kaçurrele, për të shtuar më shumë dimensione.

Image

"RRËNJË BIRRE"

Të gjitha shenjat tregojnë se viti 2018 do të jetë vit i bruneve. "Floku me Rrënjë birre" është ngjyrë kafeje e pasur me të kuqe ose me theksime të gështenjës, që është parë te yjet si Olivia Munn si dhe Selena Gomez. Ekspertët thonë se kjo dukje e pasur e errët pritet të jetë popullore gjatë gjithë vitit 2018.

Image

"BLORANGE" 

Lady Gaga kishte flokë përtej skeptrit të ylberit, por ajo i dha fund vitit 2017 me këto nuanca. Kjo e verdhë prej platini takon nuancën e portokalltë "A.K.A. blorange".
 

(Kosova Sot)

13 orë e 3 minuta më parë
18/01/18
aaaaaaaa