Si të kemi sy sa më të bukur

  • 09 January 2018 - 08:40
Si të kemi sy sa më të bukur

Ja çka na këshillon artisti i grimit, që përkujdeset për pamjen e modeles Gigi Hadid

Të gjitha ne duam që të kemi sy sa më të bukur, prandaj edhe mundohemi që të vejmë grim sa më të qëlluar. Meqë shpesh jemi për ngutë, përcaktohemi për grimin minimal. Por, kjo pritet që të ndryshojë, meqë artistja e grimit që përkujdeset për pamjen e Gigi Hadid'it, Erin Parsons, e cila punon edhe për "Maybelline", thotë se tërë sekreti i pamjes së bukur të syve qëndron te lajneri i zi. Por, gjysma e sekretit është edhe si e veni atë. Në disa foto të cilat së fundmi i ka postuar në "Instagram", Parsons shpjegon se, nëse e vizatoni skajin e brendshëm të syve me lajner të zi dhe e mbani pamjen super të pastër, atëherë kjo do ta krijojë efektin e syve më të çelët dhe do ta bëjë ngjyrën e syve tuaj që të theksohet pa përdorë ndonjë hije tjetër kozmetike në fytyrë. Natyrisht, për ta arritur këtë efekt preferohet që ta përdorni njërin prej produkteve më të fundit të "Maybelline"-s: lajnerin "Hyper Tight Liner". E rëndësishme është që të mos harroni se lajneri duhet të duket preciz, prandaj pa marrë parasysh çfarë lapsi përdorni, përkujdesuni që pigmenti të mbetet aty ku e vendosni. 

(Kosova Sot)