SHTATË TRENDË TË THONJVE QË DO TË JENË NË MODË GJATË VITIT 2018

  • 09 January 2018 - 17:26
SHTATË TRENDË TË THONJVE QË DO TË JENË NË MODË GJATË VITIT 2018

Lini manikyristët e famshëm, Kim Truong dhe Naomi Yasuda, që ta parashikojnë pamjen e ardhshme të thonjve tuaj.

NGJYRAT MË TË ERRËTA

Image

Një ngjyrë më e errët, sikur që është e kaltra e kobaltit, apo burgundi, është e përkryer për muajt më të ftohtë. "Kjo është ngjyrë e sofistikuar dhe përshtatet me të gjitha format dhe gjatësitë e thonjve", thotë Truong. 

MINIMALIZMI

Image

Hej, njerëz! Më pak, është më shumë! "Luani me zbukurime të thjeshta, shirit të thonjve, si dhe hapësira për art subtil që është në modë", thotë Truong.. 

SHKËLQIMI DHE GLAMURI

Image

"Nuk ka kohë më të përshtatshme sesa fundi/fillimi i vitit për të dalë me thonj që kanë pamje sikur të 'llambadarëve të diskotekave'", thotë Truong. Nëse thonjtë me këtë pamje ju duken të tepërt, atëherë gjithnjë mund të përcaktoheni për shkëlqimin klasik, të argjendtë, apo të artë.

THONJTË NEUTRALË

Image

Thonjtë e bukur, neutralë, kurrë nuk do të dalin nga moda. Truong sugjeron praktikimin e hijeve delikate të ngjyrave bezhë dhe rozë, për atë që ajo e quan pamje "femërore dhe klasike".

PAMJA E GURIT TË FTOHTË

Image

Manikuristja Naomi Yasuda parashikon se gurët do të jenë në modë gjatë vitit 2018. "Ata i kemi parë tanimë gjithnjë e më shumë në fytyrë dhe stoli të flokëve, kështu që, hapi tjetër është që ata t'i shohim në thonj", thotë Yasuda. 

METALIKE DHE KROMI

Image

Përzieni dhe përshtatni llakun tuaj me ngjyrat klasike dhe theksin metalik. "Do të vazhdojmë që të shohim të vazhdojë trendi më i popullarizuar i thonjve i vitit 2017 edhe në vitin 2018", shpjegon Truong. 

ABSTRAKTJA

Image

"'Arti 'funky' dhe argëtues i thonjve do të jetë më i pranishëm", thotë Truong. "Provoni format gjeometrike, sikur rrathët, vijat dhe trekëndëshat". 

 

(Kosova Sot)