Cili lloj i parfumit është më i miri për ju?

  • 03 August 2015 - 16:14
Cili lloj i parfumit është më i miri për ju?

Nëse nuk mund të vendosni për llojin e parfumit që dëshironi të përdorni tani,  kemi disa këshilla, në të cilat mund të bazoheni për të përcaktuar llojin e aromës që dëshironi të përdorni në vazhdim, citrike (aroma të pemëve), drunore, të luleve apo orientale.

Aromat e luleve

•Stina juaj e preferuar është pranvera.

•Më shumë do t’ju pëlqente nëse dikush ju dhuron një buqetë me lule të freskëta se një shishe verë

• Pija juaj e preferuar është kokteji

• Ju i adhuroni mëngjeset dhe pasditet kur dielli rrezon

• Ju pëlqejnë veshjet që janë me ngjyra të hapura dhe të gjera (p.sh. fustanet e gjata verore)

Aromat citrike (apo të pemëve)

• Ju do të donit që të ishte verë gjatë tërë vitit

•Ju jeni definicioni i vërtetë i një personi të hershëm, pasi që mund të jeni në gjysmë të rutinës suaj ditore, derisa ne të tjerët ende nuk kemi pirë as kafenë e mëngjesit

• Ju pëlqen të pini ujin (apo çajin, ose pijet e tjera) me limon apo ndonjë tjetër pemë të porsaprerë.

•Ju pëlqeni materialet e pastra natyrale, si pambuku apo të pëlhurës së lirit, pasi që ju adhuroni mënyrën si përshtaten me trupin tuaj lehtësisht

•Pija juaj natyrale është martini me mollë të gjelbër ose limonada

Aromat drunore

• Stina juaj e preferuar është vjeshta

• Ju preferoni që t’i spërkatni dollapët në shtëpi me aroma drunore

• Stolitë që ju pëlqejnë zakonisht kanë ngjyra të bruzta ose gurë me ngjyrë të tillë e tene të tjera tokësore

• Pija juaj e preferuar është çaji i gjelbër ose mohito

• Asnjëherë nuk mund të qëndroni brenda një kohë të gjatë, ju pëlqen të ngjiteni në male dhe të qëndroni në natyrë, pasi që ju pëlqen aroma e këtyre ambienteve

Aromat orientale

• Juve ju pëlqen stina e dimrit, jo për shkak të borës, por për shkak të zjarrit që duhet ndezur për t’u ngrohur

• Koha ideale për të fjetur për ju është rreth 2 pas mesnate (duke lënë alarmin për t’u zgjuar në 11)

• Ju njiheni si person që pëlqen çokollatën (ose vodkën nga pijet)

• Ju pëlqen të ndizni qirinj me aromë temjani

• Krevati juaj ose dekori i restorantit tuaj të preferuar përbëhet nga materialet e buta dhe elegante, si kadifeja ose kashmiri

(Kosova Sot)