5 TRETMANË BUKURIE ME DOMATE

  • 11 January 2018 - 15:28
5 TRETMANË BUKURIE ME DOMATE

Të kombinuara me përbërës të tjerë, domatet janë të shkëlqyeshme për shërimin dhe pastrimin e lëkurës. Dhe, mund të ndihmojnë në forcimin e flokut.

MASKË QË LUFTON AKNET

Image

 Domatet reduktojnë prodhimin e tepërt të vajit, duke ndihmuar me puçrrat dhe njollat e zeza. Vitamina A, vitamina C dhe likopeni ndihmojnë në rregullimin e pH-së së lëkurës, që ndihmon në minimizimin e këtyre puçrrave.

Përbërësit:

1 domate të shtypur, 1 lugë tërshërë (10 g), 2 lugë lëng limoni (20 ml).

 Përgatitja:

 Vendosni domaten në blender dhe e procedoni bashkë me tërshërë dhe lëng limoni. Nëse është shumë e trashë, shtoni pak ujë.

Si ta aplikoni:

Gjatë natës kur ta keni hequr grimin, vendosni maskën në fytyrë dhe e lini të veprojë për 20 minuta. E shpëlani me ujë të ngrohtë dhe përsëriteni 3 herë në javë.

TRETMANI PËR FORCIM TË FLOKUT

Image

 Antioksiduesit në domate janë të hatashëm në rigjallërimin e flokut të abuzuar nga ngjyrosjet, nga të ngrohtët e tepërt dhe faktorët e tjerë të ambientit. Forcon fibrat e flokut dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës. Kjo parandalon humbjen e flokut.

Përbërësit:

 Lëngun e 2 domateve, ½ e avokados, 1 lugë vaj kokosi (15 g).

Përgatitja:

 Nxirrni lëngun e domates dhe përzieni lëngun me avokado dhe me vaj kokosi.

Si ta aplikoni:

 Flokun e ndani në disa pjesë dhe e aplikoni nga rrënjët e deri te majat. E mbuloni me kapelë dushi dhe e lini të veprojë për 20 minuta. Shpëlani dhe e përdorni së paku njëherë në javë.

MASKË PËR PASTRIMIN E FYTYRËS

Image

 Falë acideve natyrale në domate, bëhet e mundshme heqja e qelizave të vdekura të akumuluara. Ju sugjerojmë ta kombinoni me pak miell tërshëre për ta bërë maskën qind për qind natyrale për fytyrë.

Përbërësit:

 2 domate të shtypura, 3 lugë miell tërshëre (30 g).

Përgatitja:

Shtypni domatet dhe përzieni me miellin e tërshërës. Nëse dëshironi përzierje më të butë, procedoni në blender.

Si ta aplikoni:

 Përzierjen e aplikoni në hapësirat ku dëshironi t'i pastroni me lëvizje të buta qarkore për të pasur absorbim më të mirë. E lini të veprojë për 10 minuta dhe shpëlani. Përsëriteni dy herë në javë.

KREM ZBUTËS DHE MBROJTËS PËR DUAR

Image

Lëngu i domateve plus glicerina përbëjnë një krem të shkëlqyeshëm për t'i mbajtur duart e buta, të hidratuara dhe larg shenjave të para të plakjes. Këta përbërës përmbajnë antioksidues dhe aminoacide.

Përbërësit:

1 domate të shtypur, 2 lugë glicerinë të lëngshme (20 ml).

 Përgatitja:

Shtypni domaten dhe përzieni me glicerinë të lëngshme derisa të formoni një pastë të trashë.

Si ta aplikoni:

 Produktin e vendosni në duar dhe e lini të veprojë për rreth 20 minuta. E shpëlani dhe përsëriteni së paku 3 herë në javë.

TRETMANI ME DOMATE PËR VENAT E ZGJERUARA

Image

 

Domatet mund të ndihmojnë edhe te venat e zgjeruara dhe parandalojnë shfaqjen e venave në formë të rrjetës së merimangës. Nutrientet në domate nxitin qarkullimin e gjakut në vendet e prekura, dhe sikur kjo mos të mjaftonte, minimizon inflamacionet.

 Përbërësit:

3 domate të shtypura, 2 lugë uthull molle, 1 lugë xhel nga aloe vera (15 g).

 Përgatitja:

 Procedoni domatet dhe përzieni lëngun me uthull molle dhe xhel nga aloe vera.

Si ta aplikoni:

Tretmanin e aplikoni në vendet me vena të zgjeruara dhe e lini të veprojë për 40 minuta. E shpëlani dhe e përsëritni 3 deri 5 herë në javë.

(Kosova Sot)