KËTA JANË TRENDËT MË TË MËDHENJ TË GRIMIT PËR VITIN 2018 - Femra - Kosova Sot
KËTA JANË TRENDËT MË TË MËDHENJ TË GRIMIT PËR VITIN 2018

KËTA JANË TRENDËT MË TË MËDHENJ TË GRIMIT PËR VITIN 2018

Porsa jemi mësuar për shpikjet e reja në grim, vjen sezoni i ri dhe disa rregulla ndryshojnë. Për fat të mirë, këtë vit shohim disa përsëritje të trendit

TUSHI I GUXIMSHËM

Image

Nga pak i rrezikshëm, tushi i zi për sy, që nuk mundet kush t'i bëjë ballë, është një nga trendët më të mëdhenj të vitit. Trendi nuk është diçka e re, vazhdon nga viti paraprak, por këtë vit po kthehet më serioz. Po kthehet edhe i ashtuquajturi 'Tushi Kleopatra', që i shtrin sytë dhe ju jep lakim ekzotik, por kujdes, tushi mund t'i ofrojë sytë dhe ta zvogëlojë dukjen. 

BOJËKUQ NË KREJT FYTYRËN

Image

Përdorimi i bojëkuqit si cilësi ideale vazhdon si trend, duke u përdorur në formën krem dhe vaj kundër pluhurit apo formë së ngurtë popullore. Cilësia e bukur e bojëkuqit për "fotografi" nëpër fytyrë është "shine" ose edhe më ideale ajo "satin" me të cilën formoni hije të mira, e në lëkurë nuk duket shumë e yndyrshme. Në vend që bojëkuqin ta përdorni vetëm si bojëkuq, aplikojeni edhe në kapakë dhe faqe, aktron njëkohësisht si "highlighter". 

NGJYRAT

Image

Ngjyrat janë një prej trendëve të mëdhenj dhe të papritur nga viti i kaluar, që po vazhdojnë edhe këtë vit dhe atë në të gjitha ngjyrat. Por, më popullore do të jetë e ashtuquajtura "ultra violet", ngjyra e vitit, që imagjinohet si provokativja vjollcë. Vërtet do të duket bukur në sy dhe në buzë, por madje edhe në faqe. 

SHKËLQIM, MADJE EDHE FYTYRË "GLOSSY"

Image

Edhe ky trend po vazhdon! Përdorimi I cilësive [për arritjen e shkëlqimit dhe dhënies fytyrës dimension në këtë mënyrë, absolute është një nga trendët më të kërkuar te grimerët. Çelësi është në përdorimin e balsamit, kremit dhe vajit që aplikohen në "highlight" në pika të fytyrës ose sipër highlighter-it në gur/pluhur. Kështu lëkura fiton një shkëlqim të papërpunuar që asocon në lëkurën e paprekur dhe me pak ushtrime fizike - po, duket shumë seksi. 

"GLITTER"

Image

Këtë sezon nuk janë vetëm xhinglat e imëta në mode, por edhe ngjitja e gurëve, kristaleve, madje edhe xhinglave për veshje në hapësira të caktuara nëpër fytyrë. Zgjedhja më popullore do të jetë "glitter" i imët përmes kapakut të syve, si aksesori i vetëm në fytyrë, si dhe qerpikët "glitter" dhe ngjitja e kristaleve në kapakun e syve dhe përreth syve. 

GRIMI METALIK

Image

Me këtë trend pothuajse jemi ngopu,r sepse shpejt ishte bërë ultra- komercial, e nga ana tjetër rrallëkush në fakt ka krijuar shkëlqimin cilësor metalik - me përjashtim të llakut për thonj. Grimi metalik shkon edhe për buzë, shembull në formë të shkëlqimit të mirë metalik.

E ARTA

Image

Edhe një shpikje e Rihanna-s, më saktësisht highlighter-i "Trophy Wife", është më meritori për një trend si ky. Pigmenti shumë i theksuar i verdhë në të artë tashmë është i mirëseardhur në të gjitha pjesët e fytyrës. Ky thjeshtë bërtet sa mundet 'unë jam mbretëresha'. 

HIGHLIGHTER-I I KUQ

Image

Ndoshta nuk është parë në pista, por shih, edhe këtë e ka lajmëruar Rihanna! Highlighter-i i kuq gjithsesi se është një nga versionet zhvendosura, por falë këtij shkëlqimit të ngrohtë dhe që lëkurës i jep shkëlqim dhe dukje natyrale. Kjo nuancë e highlighter-it është shumë e bukur dhe ju shkon femrave me çehre më të errëta. 

(Kosova Sot) 
 

2 orë e 44 minuta më parë
16/08/18