Mënyra për ta parandaluar rënien e flokëve

  • 13 January 2018 - 23:00
Mënyra për ta parandaluar rënien e flokëve

Rënia e flokëve paraqet një problem gjenetik, por shprehitë e shëndetshme jetësore, si dhe të ushqyerit adekuat, mund ta luajnë një rol të madh në parandalimin e saj

Po ashtu, disa shampo, maska dhe regjeneratorë për flokë, mund ta parandalojnë rënien e flokëve.

Proteinat

Flokët përbëhen nga proteinat dhe mungesa e tyre mund të shkaktojë rënien e flokëve. Për këtë shkak, në meny duhet të keni ushqime me prejardhje shtazore, të cilat janë të pasura me proteina, sikur që është mishi dhe produktet e qumështit.

Vitamina C

Vitamina C, po ashtu, gjendet në flokët e shëndetshëm, kështu që nëse keni flokë të dobët është mirë që të konsumoni shumë agrume, sikur që është limoni, portokalli dhe mandarina. Edhe specat e gjelbër kanë shumë vitaminë C. 

 

Vitamina B

Biotina dhe B kompleksi janë të domosdoshme për rritjen e flokëve. Vitamina B3 përmirëson qarkullimin në kokë dhe nxit rritjen e flokëve. Më së miri do të ishte sikur të merrnit suplemente të vitaminës B.

Hekuri

Konsumoni ushqime të pasura me hekur, sikur që janë kajsitë, mëlçia dhe stafidhet, por kujdes që të mos i kombinoni ato me produkte të qumështit, sepse ato e neutralizojnë hekurin.

 

Uji

Sikur edhe për gjithçka tjetër, uji ka rëndësi të madhe edhe për rritjen dhe kualitetin e flokëve. Kjo është vetëm edhe një arsye shtesë për të pirë të paktën 4-8 gota ujë në ditë.

 

Hormonet

Hormonet në organizëm ndikojnë me të madhe në rritjen e flokëve. Mungesa e hormoneve ngadalëson, kurse teprica nxit rritjen e flokëve.

Nëse femrat kanë mungesë të estrogjenit, atë mund ta kompensojnë duke konsumuar pataten e ashtuquajtur të ëmbël.

Po ashtu, duhet të evitoni alkoolin dhe duhanin.

(Kosova Sot)