Ju janë shfaqur rrudhat e para? Kjo është mënyra se si t’i reduktoni

  • 14 January 2018 - 14:40
Ju janë shfaqur rrudhat e para? Kjo është mënyra se si t’i reduktoni

A e keni ditur që kakao është pije e cila natyrshëm zvogëlon rrudhat?

1. Shtoni më shumë mish peshku në ushqim

Për shembull salmoni është ushqim i shkëlqyeshëm, sepse është zgjedhje e mirë e proteinave dhe e thartirave yndyrore të omega 3-shit, të cilat ndikojnë magjishëm në lëkurën tuaj, posaçërisht në mënyrë preventive kur është fjala për rrudhat.

2. Shmangni larjen e tepërt të fytyrës

Kur lani fytyrën, shpesh bëhet eliminimi i lagështisë natyrale dhe i vajrave mbrojtëse natyrale nga lëkura, prandaj kujdes me këtë ritual, mos e teproni.

3. Flini në shpinë

Fjetja mund të shkaktojë shfaqjen e rrudhave, prandaj kujdesuni në cilën pozitë flini. Mund t’ju shfaqen rrudha në faqe dhe mjekër duke fjetur në krah, ndërkaq në ballë nëse flini në bark.

Image

4. Pini kakao në vend të kafesë

A e keni ditur që kakao është pije e cila zvogëlon natyrshëm rrudhat? Shkencëtarët kanë zbuluar që kakao përmban nivele të larta antioksidantesh, të cilat lëkurën e mbrojnë nga dëmtimet. Prandaj furnizohuni me kakao të vërtetë dhe kënaquni me pijen me shije çokollate.

5. Vitaminën C qiteni direkt në fytyrë

Është konstatuar që lëngu i limonit, për shkak të ndikimit të lartë të vitaminës C, mund të shtojë prodhimin e kolagjenit andaj ndihmon në eliminimin e njollave të padëshiruara, në tenin e pabarabartë dhe skuqjen. Për shkak të prodhimit të shtuar të kolagjenit ndikon pozitivisht edhe në rrudhat. 

(Kosova Sot)