Në trend janë nuancat më të errëta të buzëkuqit

  • 16 January 2018 - 08:39
Në trend janë nuancat më të errëta të buzëkuqit

Nëse keni sy më të errët, përcaktohuni për nuancat e së kafenjtës, e nëse sytë i keni më të çeltë, përcaktohuni për buzëkuq me ngjyrë bordo

Buzëkuqtë me ngjyrë të errët janë gjithmonë në modë, por këtë sezon më shumë sesa kurrë, thonë ekspertët hollivudianë. Ndoshta deri më tani nuk e keni përdorë këtë ngjyrë, prandaj pyeteni se cila ngjyrë do t'iu përshtatej... Nëse keni sy më të errët, përcaktohuni për nuancat e së kafenjtës, e nëse sytë i keni më të çeltë, përcaktohuni për buzëkuq me ngjyrë bordo, e cila do t'ua theksojë sytë. Ngjyra neutrale e tenit është ideale për buzëkuqin më të errët me tone të së kaltrës, e nëse keni ten dhe flokë më të errë- ta, sigurisht nuk do të gaboni me buzëkuqin ngjyrë vjollcë, apo të kuq të errët. Që ta njihni tonin e buzëkuqit, aplikojeni atë në facoletë të bardhë të letrës dhe shikojeni nën dritën e ditës. 

(Kosova Sot)