TRENDËT KRYESORË TË MODËS PËR VITIN 2018 - Femra - Kosova Sot
TRENDËT KRYESORË TË MODËS PËR VITIN 2018

TRENDËT KRYESORË TË MODËS PËR VITIN 2018

Nëse jeni duke përgatitur për shoping për sezonin e ri, atëherë dijeni se këta trendë mund t'ju shërbejnë si frymëzim. Ashtu sikur që qëndrojnë tani punët, dhjetë trendë tanimë janë imponuar dhe popullariteti i tyre nuk pushon së rrituri. Ja për çka bëhet fjalë. 

1. VATHËT E PREDIMENSIONUAR

Popullariteti i këtij aksesori të modës në "Pinterest" është rritur për gati 1000 herë, prandaj nëse bëhet fjalë për një trend kalimtar, atëherë mendoni edhe një herë.

2. BERETAT

Këto kapela 'chic' nuk janë më të rezervuara vetëm për francezet, por ato barten thuajse nga të gjitha trendseteret, e popullariteti në "Pinterest" iu është rritur për 269 %.

3. KËPUCËT ME SHTESA

Pa marrë parasysh a ju pëlqejnë perlat, potkonjtë apo kristalet, është fakt që ato janë bërë shtesë e pazëvendësueshme e këpucëve, por edhe atleteve.

Image

4. PANTALLONAT "ME TRAPEZ" 

Janë të shumtë ata që kurrë nuk do të ngopen me jeans-ët "skinny", gjë që është në rregull, por kthimi i madh i pantallonave me trapez askush nuk mund ta paramendonte. Ata barten me këpucë dhe taka, por edhe me atlete apo sandale, si në variantet e mbrëmjes, po ashtu edhe ditore.

5. LOGO

Këtë vit shprehja "logomania" ka hyrë me arsye në fjalor ku edhe, me gjasë, do të mbetet. Duke filluar nga "Google", DHL, "Kappa" e deri te "Champion", theksimi i logotipit mbetet trend i paevitueshëm.

6. PRERJA (HAPJA)

Një prerje e thellë do të vazhdojë që të shihet në fustane, funde, bluza, bile edhe këmisha, nëse mund të vlerësojmë në bazë të statistikave në "Pinterest", ku iu është rritur popullariteti për 147 %.

7. JEANS-ËT

Ky është një trend të cilin vazhdimisht e presim dhe të cilit i gëzohemi. A ekziston një kombinim më i mirë sesa ai i jeans-ëve me këmishë të bardhë, apo me xhemper të trashë?

Image

8. LËKURA ME LLAK 

Nëse viti 2017 ishte karakterizuar nga çizmet e famshme "sock boots", atëherë në vitin 2018 do të shohim një varg të tërë këpucësh, të bëra nga lëkura me llak, me shtesa të qelqit pleksi në taka, apo në çanta.

9. VESHJA ME SHTRESA

Është mirë e ditur sesi kombinimet e veshjeve që përfshijnë shumë shtresa që duken fenomenale, prandaj nuk habitë fakti që kërkesa për kombinime të stajlingut të dimrit është në rritje e sipër.

10. ÇORAPET 

Edhe një trend i cili e ndanë publikun, por i cili është duke u bërë gjithnjë e më i kërkuar. Barten çorape të të gjitha modeleve dhe mostrave edhe atë te këpucët me taka, me çizme, e bile edhe me këpucë baleti. 

(Kosova Sot)

 

19 orë e 56 minuta më parë
23/10/18