KËSHILLAT E BUKUROSHEVE FATALE

  • 18 January 2018 - 08:48
KËSHILLAT E BUKUROSHEVE FATALE

Femrat italiane njihen për bukurinë e tyre fatale, e rregulli më i rëndësishëm për to është modestia. Ato kënaqen me jetën dhe të kujdesen për veten, e këtë jua sugjerojnë edhe të tjerave. Prandaj, ato kanë ndarë disa fshehtësi të tyre që lehtë mund t'i përcillni.

VAJI I ULLIRIT ËSHTË ARMË E FSHEHTË NUMËR 1 PËR BUKURINË

Vaji i ullirit është i mbushur me materie që kontribuojnë në bukuri, si vitamina E, e cila ruan rininë dhe lagështinë e lëkurës. Një nga bukuroshet italiane, Sophia Loren njihej për faktin se gjithë trupin e saj e pastronte me vaj ulliri, duke i dhënë shkëlqim unik.

LARGIMIN E STRESIT E KANË PRIORITET

Italianet stresin e konsiderojnë si armikun më të madh të bukurisë dhe se janë të bindura se për shkak të sasisë së madhe të stresit të gjithë dukemi më të vjetër dhe më të lodhur. Relaksi dhe pushimi janë shkathtësi në kulturën italiane. Italianet pushojnë dhe relaksohen çdo mbrëmje me një gotë verë të kuqe.

LËKURA ME SHKËLQIM PARA SË GJITHASH

Italianet pëlqejnë lëkurën e butë, me shkëlqim, derisa rutinën e përditshme të zbukurimit ia kushtojnë hidratimit. Masazhi me gjalpë për trup nga koka e deri te thembrat, për italianet është një ritual me të cilin kthejnë lagështinë e trupit. Kujdes ju kushtojnë edhe shputave të këmbës.

NUK IA KANË FRIKËN DIELLIT

Italianet janë të vetëdijshme se herët a vonë rrudhat do të shfaqen, ato dalin në diell, kurrë nëpër solariume, por lëkurën e mbrojnë me kremra me faktor të lartë mbrojtës.

NGJYRËN E PËRDORIN PAK

Italianet pëlqejnë ta përdorin ngjyrën për theksimin e bukurisë së tyre, qoftë ajo për thonjtë e kuq apo buzët vjollcë. Por te përdorimi i ngjyrës kyçe është sasia, por edhe te grimi në përgjithësi - ato aplikojnë pak grim, sepse dëshirojnë që lëkura t'ju frymojë. 

(Kosova Sot)