NGJYRA E FLOKUT, QË DO T'JU MAHNITË KËTË DIMËR - Femra - Kosova Sot
NGJYRA E FLOKUT, QË DO T

NGJYRA E FLOKUT, QË DO T'JU MAHNITË KËTË DIMËR

"Balayage" është teknikë e hijëzimit të flokut, që gjatë verës e kanë preferuar fort. Me sa duket, edhe asaj, sikurse secilës ngjyrë tjetër, i ka ardhur fundi. Këtë dimër ka ndodhur diçka më ndryshe dhe tani femrat do ta kenë mundësinë që t'i qerasin flokët dhe ta ndryshojnë dukjen e tyre. Trendi i ri i ngjyrosjes, që njihet si "tigereye", tashmë në botë po kërkohet me të madhe nëpër sallonet. Një stil si ky emrin e ka marrë sipas një gurit të çmuar, me ngjyrë ezmere dhe shirita të artë. Nëse jeni në kërkim për nuancën e duhur, me të cilin do ta freskonit dukjen, atëherë 'syri i tigrit' është zgjidhja më e mirë. Ky trend duket shumë natyral. Baza në rastet më të shpeshta është ngjyrë e errët kafeje, ku theksohen fillesat me ngjyra të arta, karamele dhe të bronzta. Sa më shumë nuanca të ketë, aq më e gjallë ajo duket. Tashmë "Instagram"-i është me femrat që e kanë provuar këtë trend

(Kosova Sot)

18 orë e 7 minuta më parë
19/08/18