Buzëkuqi i preferuar i artistëve të grimit që punojnë me të famshmet

  • 04 August 2015 - 13:35
Buzëkuqi i preferuar i artistëve të grimit që punojnë me të famshmet

Me shumë gjasë lista e gjërave që keni për t’i blerë për këtë sezon vjeshte do të bëhet më e gjatë pasi që ju duhet t’i keni këta buzëkuqë! Këta janë buzëkuqët e përzgjedhur nga disa prej artistëve më të shquar të Hollivudit, andaj nuk do të gaboni nëse i blini.

1. ‘Lipstick Queen’

Daniel Martin, puna e të cilit është të kujdeset për bukurinë e Kate Bosworth-it dhe Jessica Alba-s, ka folur për buzëkuqin e tij të preferuar! “Buzëkuqi im i preferuar është ‘Lipstick Queen’ sepse ka një ngjyrë të thellë të frutave të malit dhe ndikon në zbutjen e buzëve”.

Image

2. ‘Tom Ford’

Artistja e grimit që punon me Rose Byrne-n, Georgie Eisdell, është një adhuruese e madhe e ‘Tom Ford’. Ajo ka thënë: ‘Unë jam e dashuruar në buzëkuqin ngjyrë vishnje dhe atë me ngjyrë portokalli të kompanisë ‘Tom Ford’, buzëkuqi u jep një shkëlqim të mahnitshëm buzëve.

Image

3. ‘Nars’

Beau Nelson (artistja e grimit që punon me Nicole Richie and Nina Dobrev-in) nuk flet së foluri për buzëkuqin ‘Nars’. ‘Nuancat e reja të kësaj kompanie janë të mrekullueshme megjithatë unë ende i dua më tepër nuancat më të ndezura, si puna e ngjyrës së portokalltë të ndezur, e cila për mendimin tim përshtatet shumë me vetulla të trasha dhe me fytyrë me më pak grim’.

 

Image

4. ‘L'Oréal’

Fiona Stiles, e cila është e njohur për punën e saj me Jennifer Garner-in dhe Elizabeth Banks-in ka ndarë me ne obsesionin e saj sa i përket buzëkuqit të preferuar: ‘Ngjyra ime e preferuar për këtë vjeshtë vjen nga ‘L'Oréal’, për më tepër më e mira nga të gjitha është që buzëkuqi i ri i kësaj kompanie duket sikur balsam dhe është i mrekullueshëm.

Image

 

5. ‘Mark’

Jamie Greenberg, artisti i grimit që punon me Kaley Cuoco-n, ka thënë: ‘Buzëkuqi me ngjyrë bezhe i ‘Mark’-ut është i mrekullueshëm. Nuk mendoj që ka ndonjë buzëkuq që është kaq i mirë, madje as në të kaluarën nuk kam parë diçka më të përshtatshme’.

Image

 

(Kosova Sot)