5 gabimet që po ju çojnë drejt tharjes së fytyrës

  • 23 January 2018 - 17:52
5 gabimet që po ju çojnë drejt tharjes së fytyrës

1. Lani fytyrën tuaj në mëngjes dhe në darkë

Duke e larë fytyrën tuaj shumë shpesh fytyra juaj do të krijojë vija, disa pjesë do të thahen dhe lëkura do të irritohet shumë. Në darkë ju duhet të hiqni vajin e fytyrës, papastërtitë dhe makeup-in me një larës fytyre pa përbërje sapuni. Në mëngjes mos përdorni shumë produkte për pastrimin thjesht disa shpëlarje janë të mjaftueshme.

2. Shpëlani fytyrën me ujë të nxehtë

Megjithëse uji i nxehtë është shumë i këndshëm gjatë dimrit, mund të ndikojë negativisht tek parandaluesit natyral të tharjes së lëkurës. Edhe uji i ftohtë mund të dëmtojë lëkurën tuaj kështu që lajeni fytyrën me ujë që është në një temperaturë midis ujit të nxehtë dhe të ftohtë.

3. E keni bërë tonifikimin pjesë të rutinës suaj të përditshme

Shumë tonifikues për fytyrën kanë në përbërje alkool dhe propilen që mund të intensifikojë tharjen në lëkurë sidomos gjatë dimrit.

4. Ju besoni se çdo produkt kundra tharjes së lëkurës që lexon ‘Natyral’ ose ‘Organik’ është i mirë për lëkurën tuaj

Realiteti: Njerëzit mund të bëhen alergjik ndaj vajrave esencial si kamomili, pema e çajit, livando. Nëse ndodh kështu këto produkte mund t’ua bëjnë lëkurën tuaj të kuqe dhe të thatë. Nëse e dashuroni përdorimin e vajrave shikoni për produkte që përmbajnë ‘jojoba’ ose vaj ulliri.

5. Jeni ende besnikë ndaj produkteve kundër tharjeve që keni përdorur në të 20-at tuaja

Struktura e lëkurës suaj ndryshon në bazë të moshës tuaj. Me rritjen tuaj ju duhet ta keni vënë re se lëkura nuk po prodhon më aq shumë vaj natyralisht. Duhet t’i zëvendësoni produktet tuaja të vjetra me një përzierje hidratantësh që e forcojnë lëkurën dhe parandalojnë humbjen e ujit. 

(Kosova Sot)