Keni lëkurë të yndyrshme? Ndiqni këto hapa për të mbajtur gjatë makeup-in - Femra - Kosova Sot
Keni lėkurė tė yndyrshme? Ndiqni kėto hapa pėr tė mbajtur gjatė makeup-in

Keni lėkurė tė yndyrshme? Ndiqni kėto hapa pėr tė mbajtur gjatė makeup-in

Lajeni mirë fytyrën në mëngjes. Përdorni një larës që ka në përmbajtje acif salcicilik. 

Pastroni zonën T me një tampon me alkool. Kalojeni me shpejtësi pas larjes sepse ju ndihmon të pastroni më lehtë fytyrën. 

Kujdes me çfare hani. Shmangni nga dieta ushqimet që ju shtojnë yndyrën si të skuqura, të kripura, alkool apo të ëmblat. Hani më shumë ushqime që kanë në përmbajtje vitamin A si spinaqi dhe karrotat shkruan beautycare.al.

Përdorni zbutës “oil free”. Edhe lëkura e yndyrshme ka nevojë për zbutës. Nëse nuk zbutet krijon rrjepje të shoqëruar me mbiprodhim yndyre.

Përpara fondatinës vendosni pudër. Është mënyrë e mirë për të mbajtur nën kontroll yndyrën. E mban fondatinën deri në 8 orë pa asnjë yndyrosje. 

Vendosni një primer mat. ” Primer” është i mirë për çdo lloj lëkure, por për lëkurën e yndyrshme është thelbësor.

Mos përdorni korrektor për sytë. Korrektori thjesht ndryshon ngjyrimin e lëkurës. Nuk e përmirëson atë. Për lëkurën e yndyrshme duhet “primeri”. 

Përdorni fondatinën e duhur. Nëse keni lëkurë të yndyrshme edhe fondatina që përdorni duhet të jetë për lëkurë të yndyrshme. Fondatina duhet të lexojë ” long lasting”, “oil free mineral based matte fondation” dhe “stay matte”. E mira është ta përhapni me furçë.

Përdorni maska një deri dy herë në javë. Maskat e ndihmojnë lëkurën të pastrohet mirë dhe të ketë pamje më të bukur dhe të hidratuar.  

Mbani pudrën me vete dhe jepini një riprekje fytyrës nëse shihni që pas masave të tilla lëkura është yndyrosur përsëri.

(Kosova Sot)

20 orë e 16 minuta më parë
21/02/18