Ja si mund t’i hiqni njollat e produkteve të bukurisë nga rrobat tuaja të preferuara - Femra - Kosova Sot
Ja si mund t’i hiqni njollat e produkteve të bukurisë nga rrobat tuaja të preferuara

Ja si mund t’i hiqni njollat e produkteve të bukurisë nga rrobat tuaja të preferuara

Në rast se rrobat tuaja bëhen me njolla ‘make-up’-i duhet ta dini se kjo është diçka e paevitueshme. Edhe nëse ju nuk përdori ‘make-up’ mund të vijë një shoqe për tu dhënë një përqafim dhe kjo mund të rezultojë në njolla në bluzën ose fustanin tuaj të bardhë.

Si t’i hiqni njollat e ‘make-up’ ose pudrës nga rrobat tuaja?

Duke qenë se pudra duhet të qëndrojë sa më gjatë në fytyrë ajo është e përbëre nga disa pigmente dhe nga vaji, prandaj dhe heqja e njollave që mund të lërë në rrobat tuaja është shumë e vështirë. Është shumë e rëndësishme të provoni ta hiqni menjëherë njollën dhe të përdorni një detergjent, i cili pastron njollat e yndyrshme. Por duke qenë se kjo metodë nuk funksionon plotësisht duhet të përdorni një detergjent shumë të fortë në përbërje lëngu dhe më pas ta lani rrobën tuaj në temperaturën më të ngrohtë të lejuar.

A mund të hiqen njollat e manikyrit nga rrobat?

Mund të duket si një gjë e pamundur, por edhe njollat e manikyrit mund të hiqen nga rrobat. Në fillim lëreni manikyrin sa të thahet dhe pjesën që do të thahet hiqeni me kujdes nga rrobat. Më pas hija e njollës që ngelet nga manikyri mund të pastrohet me një aceton, për të cilin duhet të siguroheni se nuk i heq ngjyrën rrobave.

(Kosova Sot)

21 orë e 31 minuta më parë
21/08/18