Nëse ju mundojnë qimet e kthyera nën lëkurë, i hiqni me këtë maskë që vepron menjëherë - Femra - Kosova Sot
Nėse ju mundojnė qimet e kthyera nėn lėkurė, i hiqni me kėtė maskė qė vepron menjėherė

Nėse ju mundojnė qimet e kthyera nėn lėkurė, i hiqni me kėtė maskė qė vepron menjėherė

Qimet mund të rriten edhe deri në disa centimetra nën lëkurë dhe të krijojnë inflamacion, e skuqjet nuk janë aspak të këndshme. Pos dhimbjeve dhe mundimeve, qimet nën lëkurë tmerrojnë secilën femër. Për të gjitha ato femra ka një shpëtim, krejt çfarë ju duhet është kjo maskë natyrale që mund ta përgatisni me ndihmën e disa përbërësve.

Përbërësit:

- një lugë mjaltë; - 200 ml argjilë cilësore të gjelbër; - 5 pika vaj me vitaminë E; - vaj eterik të kamomilit, livande dhe vaj lisi. Mjaltin dhe argjilën i përzieni në një enë plastike dhe ia shtoni pak ujë për të pasur masë homogjene. Më pas e aplikoni në qime dhe e lini për gjysmë orë të thahet. Më pas e shpëlani dhe e lyeni me krem. Qimet do të duhej të dalin në sipërfaqe menjëherë pas tretmanit.

(Kosova Sot)

22 orë e 34 minuta më parë
19/02/18