Si t’i largoni strijat apo linjat e formuara – Recetë në kushte shtëpie

  • 28 January 2018 - 10:23
Si t’i largoni strijat apo linjat e formuara – Recetë në kushte shtëpie

Të shpëtoni nga strijat apo linjat në trup nuk është një gjë e thjeshtë, por kjo recetë është shumë e volitshme dhe e thjeshtë, e cila mund të përgatitet për vetëm disa minuta dhe padyshim të jetë mëse e dobishme për ju!

Përbërësit:
1 lugë gjelle sheqer
1 lugë gjelle vaj ulliri
Lëng nga një gjysmë limoni
1 kapsulë Vitaminë E
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit deri sa të bashkohen mirë dhe bëni lëvizje rrethore në vendet ku i keni shtrirjet apo linjat e formuara. Për rezultate më të mira, aplikojeni këtë masë me furçë, sepse ajo stimulon qarkullimin e pjesëve të trupit ku shtrirjet janë të pranishme. Përsëritni këtë procedurë për çdo ditë, për rreth 2-3 minuta. Kjo përzierje mund të qëndrojë në frigorifer deri në tri javë.

(Kosova Sot)