Bëni kujdes me afatin e skadimit të produkteve të grimit!

  • 04 August 2015 - 22:40
Bëni kujdes me afatin e skadimit të produkteve të grimit!

A guxoni ta hani ushqimin, në ambalazhin e të cilit shkruan që ka katër muaj që i ka dalë afati? Natyrisht që jo. Mirëpo, me shumë gjasë, ju e përdorni grimin, që i ka skaduar afati.

Shumica e femrave vendosin që ta zëvendësojnë grimin e tyre vetëm pasi që ai të dëmtohet, mirëpo, studimet e fundit tregojnë që femrat në përgjithësi nuk janë në dijeni se sa shumë e rrezikojnë lëkurën dhe sytë e tyre, duke përdorur grim të skaduar afati, transmeton Kosova Sot.

Image

Në disa sondazhe të besueshme, 78 për qind e femrave kanë thënë që nuk e kanë idenë që ekziston afati i skadimit në produktet e grimit, ndërsa, nga 22 përqindëshi i femrave që kanë qenë në dijeni të afatit të skadimit, vetëm 18 për qind kanë thënë që nuk e përdorin grimin kur t’i dalë afati.

Nëse nuk e dini se si duhet ta shikoni afatin e skadimit, thjesht, kthejeni mbrapsht kutinë e grimit dhe shikojeni një numër që shkruan në pjesën e poshtme të kutisë. Ky numër e paraqet numrin e muajve që grimi juaj është i përshtatshëm për përdorim nga momenti kur ju e hapni. Në disa produkte, ky numër është i paraqitur në fund të shishes së grimit.

Ndonëse baza e grimit dhe fshehësi mund të përdoren për 18 muaj pasi të hapen, ndërsa bronzuesit për dy vjet, maskara dhe ‘eyeliner’-ët e lëngët duhet të hidhen në shportë tre muaj pasi që t’i hapni.

Image

Legjendë: Bronzuesi dhe bojëkuqi mund të përdoren deri në dy vjet pasi që të hapen

Image

Legjendë: Maskara është njëri prej produkteve më të ndjeshëm të grimit dhe mund të përdoret vetëm tre muaj pasi që të hapet

Sikur kjo të mos mjaftonte, edhe teshtitja apo aplikimi i grimit me duar të palara mund të ndikojnë negativisht në mirëqenien e lëkurës dhe syve tuaj.

Bakteret që dalin nga teshtitja shkojnë 200 herë më larg sesa që ju i shihni dhe nëse ato bien në kozmetikën tuaj, bakteret shumëfishohen. E njëjta gjë vlen edhe për aplikimin e grimit me duar të palara, andaj bëjeni zakon që ta aplikoni grimin me pjesën e jashtme të duarve, që është më e pastër sesa pjesa e brendshme.

Image

 

Emma Leslie, redaktore e shkrimeve të bukurisë në dyqanin ‘online’ të kozmetikës ‘Escentual.com’, ka shtuar: “Grimi i vjetër bëhet një vend shumë ushqyes për baktere, veçanërisht për produktet e grimit të syve, që, nëse mbahen për një kohë të gjatë, mund t’i përhapin infeksionet. Pra, këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me trendë. Andaj, tregohuni të ndershme me vetveten dhe mendojeni mirë se a jeni duke përdorur grim të vjetër apo jo. Unë vazhdimisht kujdesem edhe për brushat, të cilat duhet pastruar vazhdimisht, për t’ua prishur foletë baktereve”.  

Mënyrat tjera për ruajtjen e grimit janë: kujdesi në mospompimin e maskarës, ruajtja e buzëkuqit në frigorifer dhe ruajtja e parfumeve larg rrezeve të diellit.

(Kosova Sot)