KËTO BALLUKE DO TË JENË NË TREND GJATË VITIT 2018

  • 01 February 2018 - 09:11
KËTO BALLUKE DO TË JENË NË TREND GJATË VITIT 2018

Nëse balluket e ashtuquajtura "curtain bangs" në mënyrë të plotë e kishin pushtuar vitin të cilin sapo e kemi lënë pas, atëherë fillimin e vitit në të cilin porsa jemi futur, vitin 2018, përfundimisht do ta pushtojnë balluket e ashtuquajtura "baby bangs". Ema Watson, Alison Sudol, Emma Roberts dhe Sophia Boutela, janë ndër të parat të cilat me fillimin e vitit janë shafqur me këtë stil të ri të flokut, si dhe me balluket e shkurta. Për një stil të flokut si ky ka mendime të dnryshme. Për disa ky stil i ri i flokut është shumë shik, për disa retro dhe stil autentik, por ka edhe që nuk e pranojnë. Ky stil i flokut përfundimisht botën e ka ndarë në dy taborre. Besojmë se juve do t'ju pëlqejë. 

(Kosova Sot)