Ja si buzëkuqi juaj t’ju zgjasë tërë ditën me këtë trik

  • 02 February 2018 - 09:46
 Ja si buzëkuqi juaj t’ju zgjasë tërë ditën me këtë trik

A shqetësoheni shpesh se buzëkuqi juaj nuk zgjat gjatë tërë ditës? Mos u shqetësoni më, sepse ekzistojnë truqe të lehta që ju ndihmojnë rreth kësaj!

Së pari, duhet të siguroheni që buzët të jenë të hidratuara mirë si dhe me eksfoliant. Më pas, gjithçka shkon si duhet.

Laps për buzë

Po, përdorimi i lapsit për buzë është sekreti i të mbajturit ato nga zbehja dhe venitja. Kufizoni buzët me lajner që ta mbani buzëkuqin sa më gjatë. Gjithashtu, mbushni buzët edhe në brendësi me laps jo vetëm kufizimin anësh, kjo ndikon si bazë për ta mbajtur dhe ngjitur buzëkuqin.

Mund të përshtatni lajnerin për buzë me ngjyrën buzëkuqit ose të kombinoni me ndonjë ngjyrë pak më ndryshe. Provoni një lajner për buzë mat dhe ngjyrë nudo për lyerjen brenda buzëve, ose edhe nuancë tjetër që kur të kombinohet me buzëkuqin të jep pamje krejtsisht të re.

E shihni, sa e thjeshtë është të mbani buzëkuqin që t’ju zgjasë sa më shumë. Vetëm mbani me vete lapsin për buzë në çantën e dorës kudo që shkoni. Do të keni buzë të mahnitshme dhe plot ngjyrë.

(Kosova Sot)