Këshilla për sytë - Femra - Kosova Sot
Kėshilla pėr sytė

Kėshilla pėr sytė

Janë të shumta femrat që për shkak të stresit, pagjumësisë, lodhjes etj., vuajnë problemin e “qeskave” poshtë syve. Por fatmirësisht ekzistojnë disa zgjidhje natyrale, të cilat do të mund t’ju ndihmonin mjaft mirë në këtë drejtim

Sytë e fryrë dihet, nuk janë aspak seksi. Fatkeqësisht, pavarësisht se make-up-i përgjithësisht për momentin mund të bëjë mrekulli, fryrja e tyre nuk fshihet lehtë, qoftë edhe me trukimin më të mirë të ekspertëve. Ndaj më mirë është që problemin ta luftoni që nga ‘rrënjët”, duke bërë ndryshime të vogla, por thelbësore në stilin tuaj të jetës dhe të rutinës së bukurisë së përditshme. Reflektoni para së gjithash mbi muajt e fundit: a po flini mjaftueshëm? A jeni shumë të stresuar për shkak të punës? A po pini mjaftueshëm ujë?

Një nga shkaktarët kryesorë të kësaj pakënaqësie në fytyrë është mungesa e lëngjeve, që e kombinuar me orët e pakta të gjumit nuk i lejon syve tuaj që të duken ashtu siç i dëshironi. Ka shumë mundësi që të jetë edhe një çështje ADN-je, sidomos nëse e keni trashëguar nga prindërit. Kjo në të vërtetë nuk ka një zgjidhje optimale.

Por në rast se bëhet fjalë për një problem të lidhur me stilin e jetës së përditshme, atëherë “ilaçet” janë të mundshme.

Para së gjithash, çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje ju duhet ta lani fytyrën me ujë të ftohtë. Fillimisht nuk do të jetë mbase shumë e pëlqyeshme nga ju, por me ngritjen e temperaturave kjo gjë do t’ju bëhet zakon. Në fakt, lëkura dhe veçanërisht enët e gjakut, do të mund të marrin një përfitim të madh. Për rastet më ekstreme, mbushni dy qeska me kuba akulli dhe mbajini si kompresa poshtë syve të fryrë dhe paksa të nxirë për 15 minuta: rezultatet do të jenë të dukshme pas disa seancave të këtij trajtimi të veçantë të krijuar nga vetë ju. Mes përbërësve më të mirë natyralë nuk mungon aloe vera, me veti të shumta kuruese për probleme të ndryshme të lëkurës, si ndaj pickimit nga insektet, ekzemës, irritimeve, tharjes dhe fryrjes së saj. Jo më kot aloe konsiderohet ndryshe edhe si “bima e pavdekësisë”, përderisa vlerat e saj antiinflamatore, hidratuese dhe antimoshë janë perfekte për të mbajtur lëkurën tonë të re, të tonifikuar dhe elastike dhe në të njëjtën kohë lufton problemet e bezdisshme.

Investoni edhe për vajin me vitaminë E, efikas mbi rrudhat dhe shenjat e shprehjes. Edhe kastraveci është perfekt për të zbehur hiperpigmentin e qeskave poshtë syve dhe fryrjen e tyre.

Një metodë mjaft e mirë janë bustinat e çajit. Mbasi mbaroni së përgatituri çajin mos i hidhni bustinat. Shtrydhini mirë dhe më pas vendosini sipër syve, pasi t’i keni ftohur mirë në frigorifer. Mbajini për një kohë prej 20 minutash. Përsëriteni këtë gjë për dy javë në vazhdimësi dhe do të shikoni që rrathët e zinj poshtë syve nuk do të jenë më një prej problemeve tuaja. Një gotë me ujë të ngrohtë dhe gjysmë limoni të shtrydhur brenda është një tjetër mënyrë mjaft efikase për t’i luftuar ato. Mundohuni ta pini esëll në mëngjes. Një gjë e tillë shërben edhe për të pastruar mëlçinë, sepse luan rolin e një detoksifikuesi. Ekzistojnë edhe një numër shumë i madh dietash, të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë te zona poshtë syve. Nëse organizmi nuk merr sasinë e duhur të ushqyesve që ka nevojë, ai krijon insuficenca të cilat duken në pjesët më delikate të trupit, ashtu siç janë edhe rrathët poshtë syve. Një dietë e pasur me peshk, fruta të freskëta, perime është gjithmonë idealja. Mos harroni pa konsumuar mëngjesin, i cili është shumë i rëndësishëm. Përveç këtyre përbërësve në versionin natyral, mund t’u besoni edhe produkteve të ndonjë firme të specializuar në këtë drejtim.

Përmbledhja e disa prej kurave më të thjeshta

-Pini sa më shumë ujë.

– Bëni kujdes ndaj rrezeve të rrezikshme. Përdorni kremra me mbrojtje të lartë, sidomos gjatë ekspozimeve të para në diell.

– Pushoni sa më shumë.

– Mos harroni bustinat e çajit.

– Vendosni lëkura kastraveci si te pjesa e qepallave, ashtu edhe te pjesa poshtë syve.

– Bëni kujdes ndaj përdorimit të tepërt të kripës.

– Konsumoni sa më shumë produkte që kanë në përmbajtje të tyre elemente antioksiduese dhe vitaminë C, e cila ndihmon në forcimin e mureve të pllakëzave të gjakut.

(Kosova Sot)

4 orë e 8 minuta më parë
19/02/18