Pesë tretmanë me limon, për lëkurë dhe flokë

  • 03 February 2018 - 09:06
Pesë tretmanë me limon, për lëkurë dhe flokë

Me shekuj të tërë limoni përdoret si preparat fantastik për kujdes ndaj lëkurës dhe flokëve T hartira e limonit është një “qërues” i mrekullueshëm, prandaj limoni edhe konsiderohet aleat i mrekullueshëm për lëkurë të shëndetshme dhe të pastër, por edhe si preparat për trajtimin e thellë të rrënjëve të flokëve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ja si mund ta përdorni këtë dukat të vërtetë të natyrës – limonin:

1. Pilingu i lëkurës së fytyrës – Përziejeni lëngun e gjysmë limoni me një lugë vaj ulliri, ekstra të virgjër, përziejeni mirë me pirun, e më pas shtoni një lugë mjaltë. Përziejeni edhe një herë masën dhe, në fund, shtoni gjysmë filxhani sheqer të vrugët.

2. Maskë revitalizuese për fytyrë – Përzieni dy lugë të jogurtit organik me një lugë të lëngut të freskët të limonit, përzieni përbërësit që të bashkohen mirë. Vendoseni këtë maskë në qafë dhe ballë, përpos rreth syve dhe buzëve. Lëreni që të qëndrojë 20-30 minuta. Do ta ndieni një djegësim të lehtë gjë që është shenjë e mirë, që maska ka filluar të veprojë. Nëse doni një veprim më të fortë, mbajeni më gjatë në fytyrë. Shpëlajeni me ujë të vakët, e më pas të ftohtë dhe tereni fytyrën me peshqir.

3. Losioni hidratues për pastrimin e lëkurës së kokës – Përzieni gjysmë filxhani të vajit ekstra të virgjër të ullirit me gjysmë filxhani mjaltë dhe 3 lugë të lëngut të freskët të limonit. Përzieni mirë përbërësit. Pas larjes së flokëve me shampon, qiteni këtë losion në kokë, e më pas fërkoni edhe skajet. Flokët mblidhni mbi kokë, vendoseni një qese, më pas një peshqir dhe lëreni losionin që të veprojë për 30 minuta, para se ta shpëlani.

4. Shpëlarja e flokëve – Nëse keni flokë të yndyrshëm, apo produkte të grumbulluara kozmetike, atëherë përgatiteni këtë tretësirë për shpëlarje. Përziejeni lëngun e limonit dhe ujin në përqendrim 1:2 dhe shpëlani flokët në fund të larjes së tyre.

5. Tretmani kundër zbokthit – Përziejeni lëngun nga gjysma e limonit me një lugë vaj kokosi, e me këtë masë fërkoni rrënjët e flokëve dhe lëreni masën që të veprojë për 15 minuta. Më pas shpëlani flokët si zakonisht. Vërejtje: Nëse jeni alergjikë në limon, apo ndonjërin nga përbërësit e tjerë të këtyre preparateve, mos i përdorni ato!  

(Kosova Sot)