Ushtrimet më të mira gjatë ciklit menstrual

  • 05 August 2015 - 12:59
Ushtrimet më të mira gjatë ciklit menstrual

Ekzistojnë ditë, kur me të vërtetë vazhdojmë të ushtrojmë dhe, sado që të jemi përtace, aktiviteti fizik na ofron kënaqësi. Në anën tjetër, aty janë edhe ditët kur më me dëshirë do të hanim ushqime grimcuese dhe kur cilido aktivitet fizik as që merret parasysh. E dimë edhe kush është fajtor për këtë – hormonet. Një studim mjekësor amerikan ka zbuluar që muskujt e humbin elasticitetin, në periudhën para ovulimit. Kjo do të thotë se ndryshimet hormonale mund të ndikojnë në lëndime gjatë ushtrimeve. Për fat të mirë, ekzistojnë mënyra që të shmanget kjo, e që me këtë rast të nxjerrim sa më shumë nga ushtrimet.

Java e parë

Periudha e menstruacionit

Hormonet që stimulojnë folikulat janë në rritje të ngadaltë dhe me këtë i shtyjnë vezoret, që ta përgatisin qelizën vezore për frytëzim. Ndërkohë, nivelet e hormoneve të tjera nuk ndryshojnë. Nivelet e estrogjenit janë në pikën më të lartë dhe e shtyjnë organizmin tuaj, që të djegë karbohidrate në vend të yndyrave, në mënyrë që të nxirret energjia më se e nevojshme.

Çfarë të bëni?

Organizmi juaj djeg lëndë djegëse me shumë oktanë në këtë periudhë. Përkundër lodhjes dhe dhimbjeve në muskuj, ushtrimet e shpejta janë ideale dhe do t’i duroni më lehtë gjatë këtyre ditëve. Kjo është koha kur më së shumti dobi do të nxirrni nga ushtrimet dhe mos lejoni që t’ju parandalojnë hormonet. Biçikleta e dhomës, ushtrimet e shkurta intensive dhe kardio-ushtrimet janë ideale.

Java e dytë

Periudha e ovulimit

Në këtë moment rritet niveli i estrogjenit, ndërsa qeliza vezore udhëton nëpër përçues të vezoreve. Niveli i lartë i estrogjenit ndikon në ndjeshmërinë e tejzës dhe gjurit dhe një gjë e tillë mund të rezultojë me lëndime.

Çfarë të bëni?

Kushtoni vëmendje trupit tuaj. Nëse ushtrimet shkaktojnë dhimbje në gjunjë, anashkaloni ato. Së pari ngrohuni mirë me ushtrime të lehta, në mënyrë që t’i relaksoni muskujt dhe nyjat.

Java e tretë dhe e katërt

Periudha pas menstruacionit

Në këtë periudhë rritet niveli i progjesteronit, ndërsa bie niveli i estrogjenit.

Çfarë të bëni?

Kjo tollovi e hormoneve mund të shkaktojë lodhje të madhe, sidomos gjatë ushtrimeve intensive. Arsye për këtë është se organizmi juaj si lëndë djegëse i përdor shtresat dhjamore në vend të karbohidrateve. Motivojeni veten duke bërë një orar të ushtrimeve dhe një plan të të ushqyerit. Konsumoni karbohidrate të shëndetshme si patatet e ëmbla. (Kosova Sot)