Si të zgjidhni make up për sy kafe?

  • 05 February 2018 - 09:29
Si të zgjidhni make up për sy kafe?

Të zgjedhesh ngjyrën e makeup për sytë në varësi të ngjyrës së tyre është mënyra më e mirë për të theksuar sytë tuaj.

Përzgjedhja e ngjyrës së duhur  është po aq e rëndesishme sa edhe zgjedhja e teknikës së duhur. Ajo mund të sjellë një ndryshim të madh në sytë tuaj dhe me të vërtetë mund të theksojë ngjyren e tyre kafe. Doni të dini se cila ngjyrë ju përshtatet më shumë me ngjyren kafe të syve tuaj?

Hije të thella blu dhe kafe, blu ne gri, vanilje, hije të purpurta dhe vjollce  do të ishte zgjidhja më e mirë për sy kafe.

Ju mund të perdorni dy ose tre tone (ngjyra)  por tre tone duken më mirë.

Tonet e ndryshme në metalike – metalike në ar, bronzi, kafja ndihmojnë syte kafe te dalin më terheqes.

Hije të lehta i bëjne sytë tuaj të duken natyral, ndërsa hije te errëta do të bëjne që sytë tuaj të duken më  të lodhur. Por mënyra më e mirë për të gjetur atë që ju shkon më shumë është thjesht të eksperimentoni.

(Kosova Sot)