Jeni shtatzënë dhe bëni thonjtë me xhel? Ja risku që merrni përsipër

  • 05 February 2018 - 13:27
Jeni shtatzënë dhe bëni thonjtë me xhel? Ja risku që merrni përsipër

Zgjatimi apo rregullimi i thonjve me xhel gjatë shtatzënisë mund të përbëjë rrezik për shëndetin e bebit. Mjekët gjinekologë këshillojnë të tregohet kujdes, pasi jo xheli apo solucionet në vetvete, por rrezet e aparaturës mund të jenë të dëmshme. Sipas një studimi të kryer së fundi mendohet se rrezet që marrim në kohën kur vendosim duart në aparaturën e tharjes mund të jenë shkak për kancerin e lëkurës. Ende nuk ka të dhëna shkencore përfundimtare, por rrezet që shkojnë në trupin tonë mund të jenë të rrezikshme dhe të dëmshme për ecurinë e shtatzanisë.

Image

 

(Kosova Sot)