Fshehtësitë që jua ndryshojnë rutinën e përditshme të bukurisë - Femra - Kosova Sot
Fshehtësitë që jua ndryshojnë rutinën e përditshme të bukurisë

Fshehtësitë që jua ndryshojnë rutinën e përditshme të bukurisë

Secila prej femrave shpesh kërkon këshilla të ndryshme për t'u zbukuruar, në mënyrë që rutinën e tyre të bukurisë ta ngrenë në nivelin më të lartë. Shumica e femrave pëlqen vetë të punojë në bukurinë e saj, prandaj edhe sjellim disa këshilla që mund t'jua ndryshojnë jetën.

Image

 

ZËVENDËSOJENI PESHQIRIN PËR FLOKË ME BLUZË PREJ PAMBUKU

Pas pastrimit të flokut, i grumbulloni në bluzë prej pambukut në vend të peshqirit. Pambuku ruan qimen tuaj, nuk dëmton majat siç ndodh nganjëherë me peshqirët me mikrofibra. Nëse filloni ta praktikoni këtë fshehtësi, floku do të jetë më i shëndetshëm. 

Image

 

PREPARATET APLIKONI NË FLOKË TË LAGUR

Dikush mendon se nuk ka dallim nëse preparatet për flokë i aplikoni në flokun e lagur apo të thatë. Por, floku juaj do të jetë më i definuar, nëse preparatet i aplikoni në flokun e lagur, menjëherë pasi të ndalni dushin. 

Image

 

 

PUDRËN GUR APLIKOJENI NË KAPAKË DY HERË, QË GRIMI TË QËNDROJË MË GJATË

Pa marrë parasysh sa e përdorni prajmerin para aplikimit të hijes, grimi në sy pas disa orëve fillon të përzihet. Mënyra më e mirë që gjithçka të mbani në vend të vet është që para dhe pas aplikimit të hijes të përdorni pudrën në formë të ngurtë, që e fikson grimin në sytë tuaj. 

Image

 

PËR QERPIKËT NATYRALË PËRDORNI BRUSHË TË HOLLË

Në mënyrë që qerpikët tuaj të duken sa më natyralë, zgjidhni maskarën që ka brushë të vogël dhe të hollë. Me ndihmën e një maskarës si kjo mund t'i qaseni kapakut në të gjitha anët dhe t'i krihni qerpikët tuaj që të duken të trashë dhe krejt natyral.

Image

 

NË FAQE APLIKONI SHKËLQIM NË VEND TË HIGHLIGHTER-IT

Në mënyrë që lëkurës t'i ofroni shkëlqim natyral kur nuk dëshironi tepër grim, e prapë dëshironi që të theksoheni, në vend të highlighter-it, në faqet tuaja aplikoni një shtresë të hollë shkëlqimi për buzë dhe lehtë e përfshini në lëkurë. Në këtë mënyrë, me pak mund do të shkëlqeni dhe do të dukeni më e freskët. 

Image

 

SHTONI BALSAM OSE VAJ GRIMIT, NËSE KENI LËKURË TË THATË

Nëse keni lëkurë të thatë e prirë për zbokth, shtoni pak vaj për fytyrë në pudrën tuaj, në mënyrë që ta hidratoni dhe të parandaloni therjen e lëkurës. Do të ndiheni më mirë dhe nuk do të keni atë ndjenjën e pakëndshme të shtrëngimit të lëkurës. 

Image

 

PILING NGA SHEQERI DHE VAZELINA PËR BUZË

Për të hequr qelizat e vdekura nga shtresa sipërfaqësore e buzëve tuaja, përgatitni piling nga sheqeri dhe vazelina. Kjo është shumë e dobishme për rigjallërimin e buzëve tuaja, e thjeshtë, ju duhet ta përgatisni pilingun për buzët tuaja. 

(Kosova Sot)

 

4 orë e 49 minuta më parë
16/08/18