Provoni këshillat që nuk “plaken” kurrë

  • 07 February 2018 - 15:54
Provoni këshillat që nuk “plaken” kurrë

Nëse ju ka ndodhur që ndonjë produkt ta blini shkaku i paketimit të mirë e më vonë keni vërtetuar se nuk posedonte asgjë të veçantë, ndoshta është koha të përdorni disa këshilla të vjetra.

Trangulli

Me siguri se duke shikuar filma të vjetër keni vërejtur femrat se si pjesë të prera në formë të rrumbullakëta të trangullit i mbajnë në sy. Kjo pasi që trangujt hidratojnë lëkurën e po ashtu edhe pakësojnë ënjtjet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Vaji   

Përdorimi i vajit për kujdesin ndaj flokëve ishte shumë popullore derisa nuk janë shfaqur preparatet moderne. Nëse e vendosni në flokë pas pastrimit, e më pas prisni nja 15 minuta dhe i shpëlani me ujë të vakët ku keni shtuar pak lëng limoni, flokët tuaj do të kenë shkëlqim të hatashëm.

 Lëngu i limonit

Nëse në duar keni njolla, atëherë lëngu i limonit është pajisja e duhur për t’i larguar ato njolla. Acidet nga limoni ndikojnë në pastrimin e duarve dhe të lëkurës tuaj në përgjithësi e po ashtu edhe aroma është shumë e këndshme. Nëse e përzieni me pak ujë, do të jetë përzierje e duhur për ruajtjen e shëndetit të lëkurës tuaj.

Birra

Madje edhe sot, disa yje betohen në birrë pasi që flokëve të tyre gjatë paraqitjes në tepihun e kuq ju dhuron fortësi dhe shkëlqim. Është shumë e saktë se yndyrat dhe proteinat nga birrat flokëve tuaja ju japin lagështi, por nganjëherë flokët duhet pastruar disa herë për ta larguar aromën e pakëndshme. Disa femrave kjo nuk ju shkon për shtati, për disa të tjera po. Vetëm gjatë pastrimit mos përdorni ujin e ngrohtë.

 Vezët

Për të gjitha ato femra që nuk u pëlqen asgjë te flokët e tyre, atëherë të vendosin vezë të freskëta të rrahura, e më pas t’i shpëlajnë. Ky është një zëvendësim i mirë për regjenerator, sepse kështu kompensoni proteinat e dëmtuara të flokëve. Vezët mund të jenë edhe aleat i mirë kundër rrudhave, vetëm duhet ta vendosni në fytyrë,e më pas ta shpëlani.

Pluhuri për pjekurina

Nëse keni telashe financiare, në vend se të blini tonik të shtrenjtë për pastrim, ju mjafton ta përzieni një lugë pluhur për pjekurina me një gotë ujë. Pluhuri largon të gjitha pa papastërtitë në fytyrë, të cilat do të zhduken kur ta shpëlani fytyrën. 

Vaji i trëndafilave   

Vaji i trëndafilave qëmoti përdoret shkaku i aromës dhe ngjyrës, e në fytyrë përshtatet si secili prodhim tjetër modern. Thjesht, vajin e tyre e vendosni në fytyrë dhe në buzë.  

(Kosova Sot)