Humbini 1.4 kilogram për tri ditë!

  • 07 February 2018 - 23:06
Humbini 1.4 kilogram për tri ditë!

Pasi që ju kemi sjellë planin dhjetë dhe pesëditor të dietës, ashtu siç edhe ju kemi premtuar, sot po ju sjellin edhe planin treditor të dietës, që njëherësh është edhe i fundit nga nutricionistja kaliforniane me famë botërore, Haylie Pomroy.

Ky plan diete është shumë e lehtë për t’u praktikuar dhe për më tepër ju nuk do të keni nevojë ta lini stomakun tuaj zbrazur, pasi që ushqimet që janë të përfshira në këtë plan të dietës do t’ju ngopin mjaftueshëm. Andaj, fillojani me këtë dietë sot, nëse dëshironi që pas tri ditësh të keni 1.4 kilogram më pak.

Plani treditor

Nëse dëshironi të nxirrni përfitimet maksimale nga kjo dietë, duhet të konsumoni me rregull të gjitha elementet e dietës, të cilat i kemi renditur më poshtë dhe natyrisht pini sa më shumë ujë që keni mundësi.

Dita e parë

Mëngjesi: Pija e mëngjesit dhe çaji special. 

Mezja e lehtë: Një dardhë dhe një gotë e madhe me ujë.  

Dreka: Supa speciale, një filxhan çaj special, një gotë e madhe me ujë dhe sallatë me spinaq dhe avokado.

Mezja e lehtë: Dy kumbulla dhe një gotë e madhe me ujë.  

Darka: Një filxhan çaj special, supë, një gotë e madhe me ujë dhe peshk me perime të pjekura.

Shënim: Mëngjesi është i njëjtë për të tri ditët.

Dita e dytë

Mezja e lehtë: Dy rriska ananas dhe një gotë të madhe me ujë.  

Dreka: Supë speciale, çaj special, një gotë të madhe me ujë dhe sallatë me perime.

Mezja e lehtë: Fruta mali dhe një gotë të madhe me ujë.

Darka: Një filxhan çaj special, një gotë të madhe me ujë dhe perime të pjekura.

Dita e tretë

Mezja e lehtë: Grejpfrut (nëse nuk keni mundësi ta gjeni, merrni ndonjë pemë prej dy ditëve të para) dhe një gotë të madhe me ujë.  

Dreka: Supë speciale, një filxhan çaj special, një gotë të madhe me ujë, gjeldeti dhe sallatë me tranguj.

Mezja e lehtë: Boronica dhe një gotë të madhe me ujë.

Darka: Çaj special, supë speciale, një gotë të madhe me ujë dhe sallatë meksikane.

Pija e mëngjesit

Për një shërbim

Përziejeni dhe konsumojeni brenda 35 minutash, pasi që të jeni zgjuar nga gjumi:

25 gramë arra të bluara;

2 limona të qëruar;

225 mililitra ujë;

150 gramë akull;

50 gramë boronica normale;

50 gramë boronica të kuqe;

Gjysmë trangulli;

¼ avokado.

Përzieni arrat fillimisht pastaj shtojani përbërësit e tjerë dhe përzieni derisa të krijohet masa homogjene.

 

Çaji

Për nëntë shërbime

Pini të paktën tre filxhanë në ditë në vend të kafesë apo çajit të zakonshëm:

2.5 litra ujë;

9 limona;

9 lugë gjelle majdanoz të tharë (jo të freskët);

3 lugë gjelle fara të selinos;

¼ lugë çaji spec të kuq;

Sipas dëshirës: aromatizues.

Derdheni ujin në një enë. Ndajeni limonin përgjysmë dhe më pas shtrydheni limonin në ujë. Shtojani majdanozin, selinon dhe specin e kuq. Përzieni mirë dhe vendoseni për t’u vluar. Pasi që çaji të vlojë, lëreni të qëndrojë për një deri në dy orë. Largoni mbetjet dhe futeni çajin të ruhet në frigorifer.  

Supa

Për gjashtë shërbime (duhet t’iu mjaftojë për tri ditë):

3.5 litra ujë;

4 karota të grira;

4 gjethe të selinos;

2  lakra të gjelbra;

1 qepë të kuqe;

2 patate të ëmbla;

350 gramë rrepë;

190 gramë kërpudha norvegjeze;

165 kërpudha normale;

25 gramë koriandër;

2 thelpinj hudhre;

Kripë sipas dëshirës.

Përzieni të gjithë përbërësit në një enë dhe lëreni të vlojnë. Supa duhet gjithmonë të shërbehet e nxehtë, ndërsa gjatë gjithë kohës duhet të ruhet në frigorifer.

Mezja e lehtë

Të paktën dy fruta çdo ditë dhe selino e tranguj pa limit.

Uji

Konsumoni të paktën 1.5-2 litra ujë çdo ditë.

(Kosova Sot)