Trendi më i ri, çizmet dhe çorapët shndërrohen në një produkt të vetëm

  • 09 February 2018 - 10:02
Trendi më i ri, çizmet dhe çorapët shndërrohen në një produkt të vetëm

 

Me gjasë duket se jemi dëshmitarë të ndryshimeve revolucionare kur trendët e mbathjeve janë në pyetje. Vitin e kaluar gjithçka ka qenë në shenjë të çizmeve të ngushta si çorapë, e tashmë ato kanë pësuar edhe versionin e tyre të përparuar.

Trendi më i ri njëherësh është edhe ndryshimi në temën e çizmeve sipër gjurit, më saktësisht duken si çizme sipër gjunjëve që janë shndërruar në një çorapë prej najloni.

Duhet ta pranojmë se ky trend në fakt është shumë më praktik, madje edhe më ekstravagant, e kur estetika e tyre është në pyetje, mendimet janë paksa të ndara. Ju prezantojmë trendin e ri që ka pushtuar skenën e modës - çizmet "hulahoop". Pra, këtu kemi të bëjmë me çizme të ngushta që janë krijuar nga materiali elastik, në mënyrë që të janë të ngjitura për këmbë, me qëllim që vërtetë t'i imitojnë çorapët prej najloni. Vijnë në ngjyra të ndryshme,k kryesisht ngjyra të ndezura, që thekson edhe më shumë.

Këto çizme janë të dizajnuara nga brendi francez "Balenciaga". Ky model i çizmeve vjen si n stilin retro, nga vitet e tetëdhjeta. Kjo ide që çizmet dhe çorapët i shndërron në një, rrënjët e veta i ka nga vitet e gjashtëdhjeta. Në secilin rast, një është e sigurt si ky trend i mbathjeve do ta dominojë krejt vitin 2018. Megjithëse mendimet janë të ndryshme, ato do ta kenë mundësinë e vet.  

(Kosova Sot)