Dy maska shumë të thjeshta për t’u përgatitur në kushte shtëpie,kundër rrudhave

  • 10 February 2018 - 17:34
Dy maska shumë të thjeshta për t’u përgatitur në kushte shtëpie,kundër rrudhave

Kur kalon moshën 25 vjeç, disa rrudha fillojnë të shfaqen në fytyrën tuaj, kryesisht në zonën e ballit dhe poshtë syve. 

Trajtimet e bukurisë janë shumë të kushtueshme, por kjo nuk do të thonë që ju duhet ta lini fytyrën tuaj pa asnjë përkujdesje. Për këtë arsye ne do t’ju sjellim më poshtë si të bëni maskë për fytyrën në kushte shtëpie, me përbërës shumë të thjeshtë që mund t’i gjejmë në çdo shtëpi. 

Maskë me babane dhe mjaltë
Nëse keni fytyrë të thatë, kjo maskë është ideale. Lëkura e thatë është më e prirur për t’u rrudhur para kohe. Ju nevojitet një babane, dy lugë mjaltë dhe disa pika limoni. Shtypni bananen, hidhini mjaltin dhe pikat e limonit. Përzijini mirë këto tre përbërës dhe masën e krijuar vendoseni në fytyrë për 10 minuta.

Maskë me të bardhën e vezëve dhe kos
E bardha e vezës ndihmon shumë në rigjenerimin e lëkurës. Bashkoni të bardhën e vezës me dy lugë kos dhe masën e krijuar vendoseni në fytyrë. Përdorni ujë të ngrohtë për të hequr maskën.

(Kosova Sot)