Erëza që përshpejton metabolizmin për 180 për qind: Mënyra më e shpejtë për shkrirjen e shtresave dhjamore - Femra - Kosova Sot
Erëza që përshpejton metabolizmin për 180 për qind: Mënyra më e shpejtë për shkrirjen e shtresave dhjamore

Erëza që përshpejton metabolizmin për 180 për qind: Mënyra më e shpejtë për shkrirjen e shtresave dhjamore

Shkencëtarët amerikanë kanë konstatuar se kanella përmban vaj esencial që nxit metabolizmin, njëherësh duke nxitur shkrirjen e qelizave yndyrore në organizëm. Meritat i shkojnë një materies organike në kanellë që ia fal aromën dhe shijen. Ekspertët amerikanë besojnë se kjo materie aktivizon termogjenezën. Bëhet fjalë për procesin emtabolik të krijimit të ngrohtësisë në trup që është karakteristike për njerëzit dhe kafshët gjakngrohtë, e procesi bazohet në oksidimin e materieve ushqyese në mitokondret e qelizave. Përmes termogjenezës shkrihen kaloritë. Procesi i përmendur ndihmon në nxitjen e humbjes në peshë. Në fillim hulumtimet ishin bërë në minj, më pas ishin bartur te njerëzit. Ishin testuar qelizat yndyrore të vullnetarëve dhe kanë konstatuar gjenet e shtuara të gjeneve dhe enzimave që kontribuon në përshpejtimin e lipideve të metabolizmit, madje për 180 për qind. Ekspertët pohojnë se konsumimi i kanellës nxit termogjenezën dhe procesin e shkrirjes së dhjamit në organizëm. Edhe vaji i kanellës në mjekësinë antike është përdorur për qetësimin e nervave dhe të muskujve derisa edhe sot e kësaj dite konsiderohet si ilaç ideal për një tretje të mirë.

(Kosova Sot)

6 orë e 6 minuta më parë
21/09/18