A JU DUHET PUDËR E RE? - Femra - Kosova Sot
A JU DUHET PUDËR E RE?

A JU DUHET PUDËR E RE?

1. Pudra nuk e ka të njëjtën ngjyrë sikur qafa juaj

Nëse nuk doni që koka juaj të dallohet nga pjesa tjetër e trupit, atëherë zgjidheni pudrën me nuancë që përshtatet me tonin e lëkurës tuaj në qafë. 

2. Poret duken më të gjera

Pudra do të duhej t'ua përmirësonte pamjen e përgjithshme, duke ua mbyllur edhe poret, duke ua maskuar puçrrat, etj. Nëse ajo nuk i kryen këto funksione, atëherë duhet ta gjeni një pudër tjetër.

3. Tenin e keni të keq

Nëse jeni në moshë të rritur (mbi 30 vjeç) dhe në lëkurë shpesh iu dalin puçrra dhe akne, atëherë shkak potencial i kësaj mund të jetë pudra, që nuk ju përshtatet. Në një rast të tillë, ia vlen që ta provoni një pudër tjetër.

4. Pudra ju djeg

Kur ta vendosni në lëkurë, pudrën nuk duhet ta ndjeni aspak, prandaj nëse ajo ju shkakton kruarje, djegie, skuqje, apo çfarëdo reaksioni tjetër, atëherë menjëherë hidheni në bërllok.

5. Dukeni sikur të kishit vënë maskë

Pudra nuk duhet që të jetë e dukshme, pasi që ta veni në fytyrë, prandaj nëse ajo duket si maskë, atëherë në vend se t'ju bëjë të dukeni më bukur, ajo ju shëmton edhe më shumë. Ka mundësi që gaboni me rastin e vënies së grimit, apo që pudra të jetë tepër e dendur.  

(Kosova Sot)

9 orë e 45 minuta më parë
19/09/18