‘New York Fashion Week’ rikthen aksesorin e flokëve që të gjitha e keni përdorur kur keni qenë të vogla

  • 13 February 2018 - 11:43
‘New York Fashion Week’ rikthen aksesorin e flokëve që të gjitha e keni përdorur kur keni qenë të vogla

Gjatë javës së modës në New York për vjeshtën e 2018-ës u vu re se të gjitha modelet kishin një model shumë të thjeshtë flokësh. Stilisti i flokëve Prabal Gurung tha se zgjodhi këtë model flokësh, sepse atij gjithmonë i kishte pëlqyer kur shikonte vajzat në rrugët e Londrës që shkonin për ‘yoga’, një topuz shumë i thjeshtë. Ky model nxjerr në pah më shumë rrobat dhe gjithë bizhuteritë. Prabal Gurung thotë se ky stil flokësh sa më shpejt të realizohet aq më bukur do të duket. Dhe për të realizuar këtë gjë u duhet thjesht një aksesor që të gjitha ju vajza keni përdorur kur keni qenë të vogla. Me siguri ky aksesor do jetë përsëri në ‘trend’, duke qenë se vetë Ashley Graham dhe motrat Hadid u shfaqën me të në flokë gjatë sfilatës. 

Image
Image

 

 

 

 

(Kosova Sot)