Maska për trajtim të lëkurës rreth syve

  • 14 February 2018 - 22:13
Maska për trajtim të lëkurës rreth syve

Maska me patate është një maskë e shkëlqyeshme rinuese për kujdes ndaj zonës rreth syve. Ajo e ringjall lëkurën, largon të ënjturat, rrudhat e imëta, qeskat nën sy dhe fryrjen e lëkurës. Ka ndikim shumë të butë në lëkurën nën sy, pa ngacmime, është e volitshme për të gjitha llojet e lëkurës dhe nuk ka kurrfarë efekte anësore. Mjafton që dy herë në javë të aplikohet kjo maskë e thjeshtë dhe lëkura rreth syve do të shndritet, do të bëhet e lëmuar, e shtrënguar dhe elastike. Patatja përmban enzimën me emrin katehol, që shpesh përdoret në preparatet kozmetike për zbardhje të lëkurës. Provojeni, nuk është e vështirë që të përgatitet, por është me të vërtetë çudibërëse.

Receta për maskën me patate

Për përgatitje të kësaj maske do t’ju nevojiten dy lugë të mëdha me patate të grimcuar dhe dy copë garza. Pataten e grirë e vendosni në pjesët e përgatitura të garzave (nga 1 lugë në secilën copë të garzës) dhe këtë maskë e aplikoni në zonën rreth syve, në mënyrë që garza të jetë mbi patate. Maskën e mbani për 20-30 minuta. Më pas e hiqni dhe sytë i shpëlani me ujë të vakët ose me çaj nga kamomili. Maskën e aplikoni 2-3 herë në javë.

(Kosova Sot)