Vaji i Ullirit: Për flokë dhe lëkurë të dëmtuar - Femra - Kosova Sot
Vaji i Ullirit: Për flokë dhe lëkurë të dëmtuar

Vaji i Ullirit: Për flokë dhe lëkurë të dëmtuar

Ne të gjithë dimë se vaji i ullirit nuk shton vetëm shije në sallata dhe pasta që hamë por gjithashtu ndihmon që të jemi më të shëndoshë, apo?. Por, a është vaji i ullirit po aq i dobishëm kur aplikohet në lëkurë dhe flokë? Këtë ndoshta nuk e keni ditë dhe sipas ekspertëve përgjigjja është- PO.

Vaji i ullirit për lëkurën tuaj:

Vaji është i lehtë dhe ushqen lëkurën. Thuhet që gjithashtu zhbën dëmet e shkaktuara në lëkurën tuaj nga sapunët, uji me klor e gjithashtu edhe ndotësit kimik. Përmban antioksidant që mbrojnë lëkurën tuaj nga degjenerimi i shkaktuar nga ekspozimi ndaj diellit. Thënë ndryshe të mbron nga mplakja.

Provoje dhe shiko nëse funksionon edhe për ty. Bëj masazh vendeve ku ke lëkurë të fortë sikur ajo rreth thonjve dhe lëkurës së bërrylit dhe gjunjëve. Por që të kesh rezultate, vaji i ullirit duhet të jetë i pastër, me fjalë tjera duhet të ketë të shkruar “extra virgin”, sepse ky lloj i vajit të ullirit është direkt nga shtrydhja e parë e ullirit. Fërko buzët e çara apo lëkurën e tharë me at lloj vaji dhe shih rezultatet.

Vaji i ullirit për floke të demtuara:

Vaji gjithashtu ushqen flokët. Është në veçanti i dobishëm për flokë të yndyrshme me zbokth. Ndiq një ritual një herë në javë të aplikimit të vajit të ullirit në flokë për 30 minuta dhe më pas mbulo flokët me peshqir të ngrohtë para se ti pastrosh me shampo. Në këtë mënyrë do ti riparoni ndarjet në fund të flokut (mitilat) dhe flokët do të shkëlqejnë më shumë se kurrë. Vaji gjithashtu është shumë i mirë në trajtimin e flokëve të thara, floke te demtuara dhe të egërsuara. Thjeshtë vë një pikë vaj ulliri në shuplak të dorës, fërko duart dhe më pas lëmo fundin e flokëve tua për ti hequr qafe fundet e egërsuara të flokut. Ma thjeshtë e më mirë nuk ka.
Në fund, a ka dikush që ka përdor vaj ulliri për riparim të flokut të dëmtuar dhe për lëkurë ose edhe për diçka tjetër? Nëse po, ndaje rezultatet dhe këshillat me të tjerët.

 

(Kosova Sot)

10 orë e 18 minuta më parë
20/09/18