Tre trendë të mëdhenj në botën e manikyrit

  • 16 February 2018 - 08:42
Tre trendë të mëdhenj në botën e manikyrit

Për çdo vit në botën e manikyrit shfaqen trendë të rinj, duke filluar nga forma dhe dizajni, nga ngjyra dhe dezeni. Ju zbulojmë se çfarë do ta pushtojë vitin 2018.

Ngjyrat dhe nuancat e llakut

Llaku i kuq dhe i zi janë klasikë, për të cilët gjithmonë mund të përcaktoheni, derisa nuancat popullore neutrale përfundimisht po harrohen. Në vend të tyre, do të duhet të zgjidhni ngjyra të ndritshme, si ajo e bardhë, e hirtë, rozë, e kaltër.

Dizajni

Vizatimet, etiketat, ngjyrat nuk janë asgjë e re në botën e manikyrit. Pos se thonjtë tuaj mund t'i bëni lara-lara me nuanca të ndryshme të llakut, mund të zgjidhni edhe forma interesante gjeometrike dhe forma të ndryshme.

Forma e thonjve

Forma e bademit është prezantuar si një nga hitet më të mëdha për vitin 2018. Por, do të duket bukur vetëm në thonj të gjatë, kështu që formën ta caktoni përmes gjatësisë dhe formës së gishtërinjve. 

(Kosova Sot)