Për një ten pa të meta, konsumoni rregullisht këta artikuj

  • 16 February 2018 - 12:38
Për një ten pa të meta, konsumoni rregullisht këta artikuj

Shpeshherë shpenzojmë një pasuri të vogël në kremra, të cilat do të duhej të na ndihmonin në kujdesin ndaj lëkurës, por e vërteta është se bukuria rrjedh nga brenda. Ju sjellim listën e ushqimeve që do t’ju ndihmojnë të mbani lëkurën të bukur, transmeton Kosova Sot Online.

 Avokadoja

Kjo pemë e gjelbër është shumë e pasur me vajra esenciale dhe me vitaminat e kompleksit B, të cilat kujdesen për lëkurën tuaj si nga jashtë, po ashtu edhe nga brenda. Vitamina B3, sidomos, është rëndësishme për bukurinë dhe shëndetin e lëkurës, ndërsa avokadoja është artikull i cili e posedon atë me bollëk.

 Mangoja

Mangoja përmban më shumë se 80 për qind të nevojave ditore për vitaminë A, e cila kujdeset dhe ripërtërin lëkurën. Kjo vitaminë ndikon si antioksidues, që do të thotë se lufton radikalët e lirë të cilët shkaktojnë plakjen e hershme të lëkurës. Pos kësaj, mangoja përmban rreth 70 kalori për copë, prandaj është e shkëlqyeshme për fytyrën dhe linjën e trupit tuaj.

Bademi

Bademi është ushqim i shkëlqyeshëm për ruajtjen e tenit, sepse është i pasur me vitaminë E, e cila hidraton lëkurën dhe mbron nga shfaqjet e hershme të plakjes.  

Kërpudhat

Kërpudhat, pos për supë, janë të shkëlqyeshme edhe për lëkurën tuaj. Ato janë të pasura me vitamina B2, që janë të rëndësishme për mbajtjen e tenit ripërtëritës.

Vajrat e lirit

 

Nuk është kurrfarë fshehtësie që aminoacidet Omega 3 janë eliksir i shëndetshëm për lëkurën tuaj, por a e keni ditur se vajrat e lirit janë njëri ndër burimet më të mira të yndyrave natyrale? Ky është lajm i shkëlqyeshëm për ata që nuk preferojnë mishin e peshkut.