Vuani nga aknet? Ja disa këshilla bazike të grimit

  • 16 February 2018 - 12:46
Vuani nga aknet? Ja disa këshilla bazike të grimit

Grimi i gabuar është një çështje shumë e komplikuar, pasi që ka ndikim të drejtpërdrejtë në dukjen tuaj të jashtme, mirëpo, në momentin kur grimi i gabuar fillon të ketë ndikim në shëndetin e lëkurës suaj, atëherë problemi bëhet disa herë më i madh. Më poshtë kemi renditur një numër gabimesh, të lidhura me grimin, të cilat duhet t’i evitoni, nëse keni filluar të keni probleme me akne, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Fjetja pa hequr grimin

Sado që mund të duket e pakuptimtë, shumë femra flenë me grim dhe pikërisht ky është njëri ndër gabimet më të mëdha. Jo vetëm që ua pamundësoni poreve që të frymojnë lirshëm, mirëpo, nëse flini me grim në fytyrë, atëherë do të flini me djersët dhe pluhurin që keni grumbulluar gjatë gjithë ditës. Kështu që, para se të shkoni në shtrat, merrni një leckë dhe me të pastroni grimin e ditës.

2. Kontrolloni përbërësit e produkteve!

Është shumë e rëndësishme që para se ta blini një produkt të caktuar, të kontrolloni përbërësit e tij, pasi që nëse jeni në mesin e femrave që vuajnë nga aknet, atëherë gjëja e fundit, që do të dëshironit, është grimi i yndyrshëm dhe që ua mbyll poret.

3. Pastroni brushat e grimit!

Përdorimi i brushave, pa i pastruar, nënkupton që ju do t’i hidhni vetes në lëkurë një numër të madh papastërtish, prej baktereve deri tek yndyrat e ndryshme, që dëmtojnë seriozisht lëkurën tuaj. Andaj, herën tjetër pastroni mirë brushat e grimit, para se t’i përdorni në lëkurë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

4. Keni kujdes me sherkun!

Sherku mund të duket një armë sekrete për luftimin e akneve, pasi që në mënyrë të përsosur i mbulon ato dhe zvogëlon skuqjen në lëkurë, megjithatë, nganjëherë, sherku vetëm sa e përkeqëson gjendjen, duke i mbyllur poret edhe më shumë. Kështu që, është shumë e rëndësishme të bëheni dermatolog të vetvetes.

5. Le të marrë frymë lëkura

Një nga veprimet më të rëndësishme që i kontribuojnë shëndetit të lëkurës është pushimi. Me pushim nënkuptohet mospërdorimi i grimit gjatë një dite të caktuar. Nëse keni pushim nga puna, apo nuk keni pse të dilni nga shtëpia, atëherë i jepni pushim edhe lëkurës suaj, duke mos e ngarkuar me kemikale të ndryshme. (Kosova Sot)