Shtatë këshilla për rritje më të shpejtë të flokëve

  • 17 February 2018 - 10:53
Shtatë këshilla për rritje më të shpejtë të flokëve

Shumë femra ballafaqohen me probleme të natyrave të ndryshme, ku merren me rutinën e tyre të bukurisë, megjithatë  pjesa më delikate duket se është kujdesi për flokët. Nëse jeni në mesin e femrave që keni qenë në kërkim të mënyrave për rritje më të shpejtë të flokëve, pa shpenzuar shumë  para, shikoni këshillat e mëposhtme dhe do të ndaheni shumë  të kënaqura

1. Shkurtoni vazhdimisht flokët!

Mund të duket shumë paradoksale, megjithatë prerjet e vazhdueshme të flokëve janë shumë të rëndësishme, nëse dëshironi që ato të rriten më shpejt. Prerjet e vazhdueshme i mbajnë flokët e shëndoshë dhe eliminojnë fundet e dëmtuara të flokëve. Flokët e dëmtuar pengojnë rritjen e tyre, andaj edhe rekomandohet që të priten vazhdimisht.

2. Bëni masazh flokëve me vaj të vakët!

Disa besojnë që masazhimi i lëkurës së kokës me vaj të ngrohtë i kontribuon rritjes më të shpejtë të flokëve, ndërsa, edhe nëse ju nuk e besoni një gjë të tillë, filloni ta praktikoni këtë gjë, sepse  edhe nëse nuk ndikon në rritjen më të shpejtë të flokëve, i kontribuon në masë të madhe shëndetit të flokëve.

3. Përdorni të bardhët e vezës!

Shumica e metodave për rritje më të shpejtë të flokëve mund të aplikohen në shtëpi – sikur kjo metodë. Përzieni të bardhët e tri vezëve në një enë dhe më pas bëjini masazh kokës me të bardhët e vezës dhe lëreni të qëndrojë në lëkurën e kokës për 5-10 minuta.

4. Pini shumë ujë!

Uji është ilaç për gjithçka! Konsumimi i ujit ndikon në rritjen më të shpejtë të flokëve, si dhe bën që flokët tuaj të jenë më të shëndosha. Në rast se konsumoni të paktën dy litra ujë në ditë, atëherë jo vetëm trupi juaj, mirëpo edhe flokët do t’ua dinë për nder.

5. Mos e përdorni shpesh tharësen e flokëve!

Nganjëherë mënyra më e mirë për të stimuluar rritjen më të shpejtë të flokëve është t’i shmangni disa gjëra. Nëse nuk mund të rrini pa i tharë flokët tuaj me tharëse, atëherë mundohuni që t’i lejoni ato që të thahen në vete, sa më shumë që keni mundësi. Tharja më e rrallë e flokëve ndikon në rritjen më të shpejtë të tyre.

6. Konsumoni proteina!

Proteinat u sjellin shumë përfitime flokëve, pasi që u sigurojnë atyre lëndë të mjaftueshme ushqyese. Nëse konsumoni ushqime të pasura me proteina, atëherë flokët tuaj do të rriten shumë më shpejt.

7. Hani ushqime që kanë vitaminë B!

Konsumimi i ushqimeve të duhura shumë shpesh del të jetë çelësi kryesor për rritjen e shpejtë të flokëve. Flokët tuaj kanë nevojë për vitaminë B, në mënyrë që të rriten shpejt dhe të jenë të shëndoshë. Në të kundërtën, pa vitaminë B të mjaftueshme, flokët bëhen më të brishtë dhe më të dobët.

(Kosova Sot)