Maska më e mirë natyrale për eliminimin e zbokthit

  • 17 February 2018 - 10:56
Maska më e mirë natyrale për eliminimin e zbokthit

Zbokthi është një problem që ndodh kur keni lëkurë shumë të thatë të kokës dhe kur përdorni shampo të papërshtatshme për larjen e flokëve. Sipas studimeve thuhet se stresi dhe dieta e varfër ushqimore janë disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë në formimin e zbokthit gjithashtu.

Ja një metodë natyrale shumë efektive që ndikon në eleminimin e zbokthit:

Përbërësit: 2 të bardha veze, lëngu i freskët i gjysmë kokrre limoni

Përziejni përbërësit në një tas qelqi. Aplikojeni masën e krijuar nga rrënja e flokëve deri tek majat. Mbajeni maskën për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni kokën duke përdorur një shampo pa kimikate. Maskën përsëriteni 1 herë në javë.

Kjo maskë ndihmon në eleminimin e zbokthit duke hequr të gjitha qelizat e vdekura dhe papastërtitë të tjera të lëkurës së kokës.

(Kosova Sot)