Këshilla për rutinën e grimit që nuk i keni dëgjuar më parë

  • 19 February 2018 - 09:56
Këshilla për rutinën e grimit që nuk i keni dëgjuar më parë

Aplikimi i grimit është një proces i ndërlikuar, që kërkon shumë kohë për t’u mësuar në tërësi. Megjithatë, lajmi i mirë është që këshillat e grimit vazhdimisht përditësohen, e disa nga këshillat, që me gjasë nuk i keni dëgjuar më parë, ua kemi sjellë më poshtë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Bëni që bojëkuqi të duket më natyral

 

Ngjyra e kuqe, rinore, në mollëza duket e përkryer, mirëpo aplikimi i bojëkuqit është një gjë që mësohet shumë vështirë. Gjëja më e rëndësishme është produkti që ju e përdorni. Ekspertët rekomandojnë aplikimin e bojëkuqit vetëm në mollëza të faqeve, duke përdorur një sfungjer të lagët për aplikimin e grimit. Sfungjerin e njëjtë përdoreni për ta mbuluar bojëkuqin me zbutës. Ngjyra e bojëkuqit do të duket, mirëpo do të duket më natyrale.

2. Përdorni dy lloje maskarash

Fillimisht, dredhoni qerpikët para se të filloni me aplikimin e një shtrese të maskarës ngjyrë kafe. Pasi që të keni përfunduar me aplikimin e shtresës së parë, aplikoni maskarë me ngjyrë të zezë, mirëpo vetëm në bazën e qerpikëve. Përfundimisht, përdoreni maskarën e zezë vetëm në disa fije qerpikësh, nga rrënjët deri në majë.

3. Zvogëlimi i poreve

Poret e zgjeruara përbëjnë njërin prej anktheve më të frikshme për secilën femër, andaj minimizimi i tyre është një gjë që duhet ta shqyrtoni. Ndonëse ato nuk mund të minimizohen përnjëherësh, ju mund ta krijoni iluzionin e poreve më të vogla, duke aplikuar një krem për zvogëlimin e tyre, para se ta aplikoni bazën e grimit. Spërkateni fytyrën me ujë, në mënyrë që grimi të ‘rehatohet’ në pore, duke bërë që ta krijoni iluzionin e një fytyre më joshëse.

4. Shmangni përdorimin e hijezuesit me shkëlqim

Aplikimi i ngjyrave të llojllojshme në kapakët e syve është një metodë e përshtatshme për të fituar sy më tërheqës, mirëpo aplikimi i hijezuesit me shkëlqim bën që të dukeni më e vjetër. Kjo pasi që shkëlqimi i hijezuesit zakonisht futet në vijat e kapakëve të syve, duke reflektuar edhe më shumë pleqëri. Andaj, përdorni hijezues me ngjyra mat, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

5. Aplikojeni buzëkuqin para kufizuesit

Me gjasë nuk keni dëgjuar më parë që buzëkuqi duhet të aplikohet para kufizuesit të buzëve, megjithatë kjo është një teknikë që duhet ta provoni doemos. Filloni me aplikimin e buzëkuqit deri në skajet e të dy buzëve, para se ta përdorni kufizuesin e buzëve me ngjyrë të njëjtë për t’i përfunduar gjërat. Kjo metodë ju ndihmon që të fitoni buzë më të definuara

6. Përdoreni pudrën si bazë të hijezuesit

Para se ta aplikoni hijezuesin e syve, krihni qerpikët dhe aplikoni pak pudër në pjesën mbi qepalla. Pudra që e aplikoni funksionon si një lloj baze për hijezuesin e syve. Si rrjedhojë, në vend se të ngjitet për lëkurë, hijezuesi bashkohet me pudër dhe kësisoj është më i qëndrueshëm.

7. Përdorni tamponë pambuku

Gjatë aplikimit të grimit mund të ndodhin shumë gabime dhe është një ndjenjë më të vërtetë e tmerrshme kur duhet të filloni nga e para. Eliminoni këtë problem duke bartur disa tamponë pambuku në çantën tuaj të kozmetikës. Kjo pasi që tamponët e pambukut mund të përdorën për pothuajse gjithçka, duke filluar nga maskara e shkapërderdhur deri tek problemet me buzëkuq. 

(Kosova Sot)