Këto gjëra për parfumet nuk i keni dëgjuar më parë

  • 19 February 2018 - 10:04
Këto gjëra për parfumet nuk i keni dëgjuar më parë

Parfumi është një pjesë shumë e rëndësishme e dukjes suaj, pasi që aroma e parfumit përcjell një emocion të veçantë dhe përmes kësaj arome njerëzit mund t’ju kujtojnë për të mirë apo për të keq. Më poshtë kemi renditur disa gjëra, që me shumë gjasë nuk i keni ditur për parfumet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Origjina

Njëra nga gjërat që me shumë gjasë nuk e keni ditur është që parfumi daton që prej kohës së egjiptianëve të lashtë, diku rreth vitit 2000 p.K. dhe krijuesja e parfumit të parë ka qenë femër. Fillimisht parfumi është quajtur ‘per fumus’ që në gjuhen latine i binte të jetë ‘përmes tymit’. Kjo ka kuptim pasi që parfumet e asaj kohe kanë qenë kryesisht të punuar nga temjani.

2. Krijuesi më i madh i parfumeve

Njëri nga krijuesit më të mëdhenj të parfumeve ka qenë Jean Carles (1892-1966), i cili ka punuar parfumet e famshme si puna e  Christian Dior-it! Në pleqëri ai kishte humbur mundësinë e nuhatjes, megjithatë kjo nuk e kishte penguar atë që të vazhdojë të punojë parfume, sikurse që Beethoven-i që kishte vazhduar të kompozojë muzikë edhe pasi që kishte humbur dëgjimin.

3. Dorëzat me parfum 

Në Evropë parfumet nuk janë përdorur edhe aq deri në shekullin e gjashtëmbëdhjetë kur Caterina de Medici kishte shkuar nga Italia në Francë për t’u martuar me Mbretin Henry i dytë. Ajo kishte praktikuar veshjen e dorëzave të spërkatura me parfum, gjë që më pas ishte kopjuar nga shumë femra të tjera. Qendra e këtyre dorëzave atëbotë ka qenë në Gres të Francës, që sot njihet si qendra e botës për parfume.

4. Fjalët frënge

Pasi që Franca ka dhënë një kontribut të madh në botën e parfumeve është shumë e qartë që shumë fjalë frënge përdorën për të përshkruar parfumet.

5. Aplikimi

Kur flasim për aplikimin e parfumi, duhet ta bëjmë të qartë që ekspertët rekomandojnë që të përdoret sa më pak parfum. Zakonisht, njerëzit nuk e nuhasin shumë parfumin e tyre andaj është e rëndësishme të konsultoheni me dikë që keni afër për ta pyetur nëse keni hedhur mjaftueshëm parfum. Nëse dëshironi më tepër aromë, aplikoni parfumin në pjesën e poshtme të trupit (në kyçe dhe prapa gjunjëve) për një aromë që zgjat më tepër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

6. ‘Osmothèque’-a

‘Osmë’ do të thotë ‘aromë’ në greqisht ndërsa ‘thèque’ është shkurtesë e fjalës ‘bibliothèque’, fjalë që në gjuhën frënge ka kuptimin e bibliotekës. Kështu që, ‘Osmothèque’-a është ‘biblioteka e aromave’ ose arkivi i parfumeve. Në të vërtetë kjo është një ndërtesë në të cilën gjenden rreth 3.000 parfume me aroma të ndryshme (në formulat e tyre origjinale) dhe në të mund të gjenden parfumet të cilët janë përdorur nga figurat e njohura historike, si puna e  Napoleon-it. Kjo ndërtesë gjendet në Versajë të Francës, andaj nëse iu ofrohet mundësia të shkoni atje, bëni mirë nëse e vizitoni.

7. Aroma e parfumit

Nëse ju pëlqen aroma e një parfumi te një femër, nuk do të thotë që ai do të ketë aromë të njëjtë edhe nëse ju e përdorni. Ka mundësi që aroma e njëjtë të duket shumë më ndryshe te personat e ndryshëm. Një rol të rëndësishëm luan edhe sezoni, pasi që gjatë verës preferohet përdorimi i një sasie më të vogël të parfumit kurse gjatë dimrit më tepër. 

(Kosova Sot)