Tone të kuqe, ezmere apo vjollce?

  • 19 February 2018 - 22:35
Tone të kuqe, ezmere apo vjollce?

Buzëkuqi dhe bojëkuqi janë aleatë të bukurisë femërore për të cilat gjithmonë do të mund të gjendej vend në çantën tuaj të grimit. Më e rëndësishmja është se mund t’i kombinoni në mënyrë që ta theksoni më të bukurën në fytyrën tuaj. Kur të kombinoni dhe zbuloni ngjyrën e buzëkuqit me nuancë të bojëkuqit, më të lehtë do ta keni me grimin e syve dhe me ngjyrën e llakut në thonj. Nëse ju pëlqen buzëkuqi i kuq, mjafton të theksoni vetëm bronzues. Nuancat ezmere të bojëkuqit janë zgjedhje e shkëlqyeshme për buzëkuqin rozë të ndritshëm, derisa me ngjyra neutrale të buzëkuqit i shkojnë të gjitha nuancave të bojëkuqit. Nëse jeni adhurues i buzëkuqit në nuanca vjollcë dhe nuancat e verës së kuq nuk do të gaboni me tonet ezmere të bojëkuqit.

(Kosova Sot)